Dokumentari, ja vajza që shiti
virgjërinë për 780.000 dollarë

BRAZIL- Studentja braziliane 20-vjeçare ka pranuar të shesë virgjërinë e saj për 780.000 dollarë, pasi e vendosi atë në një ankand online.

Catarina Migliorini bëri marrëveshje me japonezin Natsu, i cili u përball me një konkurrencë të fortë me indianin Rudra Chatterjee dhe 2 amerikanë Jack Miller and Jack Right, për të pasur një takim me 20-vjeçaren. Ajo pretendon se nuk është prostitutë pasi po e shet trupin e saj vetëm një herë dhe kjo do ndiqet nga një dokumentar i quajtur “Virgins Wanted” (kërkohen virgjëreshat).

Ankandi është mbyllur dje në mëngjes. Studentja braziliane tha se do t’i shpenzojë paratë për të ndërtuar shtëpitë e familjeve të varfëra.

Catarina shkaktoi polemika kur zbuloi faktin se ajo do të ndiqet çdo hap nga një ekuipazh australian që do të bëj një dokumentar me titull “Virgins Wanted”.

“E pash këtë si biznes, thotë Caterina, pasi kam mundësinë të udhëtoj, të jem pjesë e një filmi dhe të marr para për të. Nëse e bëni këtë vetëm një herë në jetën tuaj, ju nuk jeni një prostitutë. Është njësoj nesë ju bëni një foto të mrekullueshme, ajo nuk ju bën automatikisht një fotograf.

“Andandi është një biznes. Unë jam një vajzë romantike dhe besoj tek dashuria, por kjo do të bëj një ndryshim të madh në zonën time”, tha ajo për gazetën “Folha”

Caterina do t’i “dorëzohet” blerësit të saj në bordin e një avioni mes Australisë dhe SHBA-së, duke u intervistuar para dhe pas aktit seksual.

Marrëdhënia në vetvete nuk do të filmohet dhe Natsu do të ruajë të drejtën e tij për të qenë anonim, pa foton e tij të publikuar në media.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi