Kryeministri Edi Rama mblodhi rreth 6 mijë punonjës të Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.  Në takimin e mbajtur në sheshin ‘Skëndërbej’ u shfaq një dokumentar që dëshmon transformimin e Tiranës ndër vite, me pamje si ka qenë që prej ’90 deri tek ndryshimi që ka pësuar sot.

Dokumentari tregon disa momente të ndryshimeve në Tiranë që me zgjedhjen e Ramës si kryetar Bashkie në tetor 2000. Disa ndryshime u paraqitën në dokumentar, nga Parku Rinia, ndërhyrja tek Zogu i Zi për t’i dhënë zgjidhje trafikut, por edhe përpjekjet e Partisë Demokratike për të penguar projektet transformuese.

Një pasazh i vogël nuk mungoi për Lulzim Bashën, i cili mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës më 2011 deri 2015, moment të cilin me ironi PS kishte zgjedhur ta shfaqte si një kryetar që fjeti gjumë.

Më pas, në dokumentar u shfaqën ndryshimet që ka pësuar Tirana që kur drejtimin e mori Erion Veliaj në 2015, ndërhyrja për rehabilitimin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, Liqenin e Farkës, pemët e mbjella ndër vite, ndryshimi në sheshin Skëndërbej, Pazari i Ri, ndërtimi i 48 shkollave të reja e 111 kopshteve, transformimi i Piramidës, rehabilitimi i 100 blloqeve banimi, 980 ndërhyrje për lirimin e hapësirave nga ndërtimet informale, dyfishimi i korsive për autobusët, rritja e linjave të urbanëve etj.

Po ashtu u shfaqen edhe projektet e ardhshme n për vizionin që PS ka për Tiranën 2030.