Dokumentari, Victoria rrëfen momentin e vështirë të Beckham: Ishte në depresion të thellë, merrnim kërcënime çdo ditë

Dokumentari, Victoria rrëfen momentin e vështirë të Beckham: Ishte në depresion të thellë, merrnim kërcënime çdo ditë

David dhe Victoria Beckham

Bashkëshortja e David Beckham, Victoria, ka rrëfyer sëfundmi momentin e vështirë që kanë kaluar gjatë kohës kur futbollisti ishte në aktivitet. Sipas Victoria-s bëhet fjalë për kartonin e kuq që David mori në Botëror kundër Argjentinës, duke i shkaktuar atij ‘depresion të thellë’.

Rrëfimin Victoria e ka bërë në dokumentarin e Netflix, me emrin “Beckham” që do të publikohet të mërkurën. Në të flitet për karrierën e yllit të futbollit nga perspektiva e familjarëve të arfërt. Në episodin e dytë të dokumentarit, Viktoria dhe David diskutojnë për sulmet që kanë përjetuar në fund të viteve ’90, pasi David është përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Argjentinës. Kjo pas një përplasje që pati me Diego Simeone-n.

“Ai ka qenë në depresion, në depresion të thellë. Unë e kam vuajtur shumë, ende dua t’i vras ata njerëz,”-thotë Victoria.

Duke diskutuar për sulmet që iu kanë bërë, futbollisti është lutur “të ekzistojë një pilulë që mund t’i zhdukë disa kujtime”.

“Kam bërë një gabim të madh. Ma ka ndryshuar jetën. Pyetjet pasi më janë bërë kur jam kthyer në Angli ishin ‘Si mund ta tradhtosh vendin tënd?’ ‘Je për turp’”.

David Beckham thotë se është sulmuar çdo ditë atë periudhë.

“Të ecësh nëpër rrugë dhe të shohësh njerëzit duke të parë ndryshe, duke pështyrë drejt teje, duke të abuzuar, duke të thënë fjalë të këqija në fytyrë, është e vështirë. Nuk kam ngrënë, nuk kam fjetur. Kam qenë shumë keq. Nuk e dija çfarë të bëja.

Shefi (Alex Ferguson) më telefonoi. Më pyeti ‘David, si je?’ U bëra shumë emocional. Më ka thënë ‘si je, bir?’ I kam thënë ‘jo mirë shef’. Më ka thënë ‘mirë, mos u shqetëso për këtë punë’.

Ai episod më ka sjellë shumë vëmëndje që nuk e kam dashur kurrë, sidomos për prindërit e mi, dhe nuk ia fal vetes këtë gjë. Gjëja më e vështirë ka qenë ajo që ka ndodhur, sepse unë e bërë gabimin”.

Përgjatë episodit, Viktoria ka thënë se është e vështirë të flasësh edhe tani për kërcënimet me jetë që çifti i ka patur në atë periudhë.

Ata janë bërë prindër për herë të parë në mars të vitit 1999 dhe kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë