Dokumentari, Xhara dhe Kore
sjellin “Skënderbeu i pagjumë”

Dokumentari, Xhara dhe Kore<br />sjellin “Skënderbeu i pagjumë”
TIRANE- Premiera e filmit dokumentar “Skënderbeu i pagjumë” nga Angjelina Xhara dhe Bujar Kore me konsulent Dr. Moikom Zeqo do të shfaqet të hënën në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Filmi shfaqet në nderim e përkujtim të figurës së lavdishme të Gjergj Kastriot Skëndërbeut, në ditën e 547-vjetorit të vdekjes. Në këtë dokumentar Gjergj Kastriot Skënderbeu vjen i pagjumë për fatin e shqiptarëve edhe në agimin e mijëvjeçarit të tretë. Filmi është kompozura përmes detajit të trokut të kalit të tij që troket në dyert e Europës si një mik i madh i vjetër.

Ai bisedon me humanistët e mëdhenj europianë si Bajroni e Edit Durham apo piktorët Rembrand e Delacrue, e sa e sa të tjerë miq që përhapën kudo famën e tij si mbrojtësi i Europës e Krishtërimit, që në shekullin e XV. Xhara dhe Kore pohojnë se në arkivat e Europës studiuesit e huaj e historianët flasin me fjalët më të zgjedhura për prijësin tonë të madh. Gjenerali Xhejms Uollf thotë: “Skënderbeu shkëlqeu midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra e të sotme, si një udhëheqës i madh i një ushtrie të vogël mbrojtëse”, ndërsa historiani Zhan Filip Falmerajen pohon: “Gjergj Kastrioti është një nga kryeluftëtarët më të përkryer, më faqebardhë  e më të mëdhenj të botës”.

Autorja Angjelina Xhara, nga viti 1969 deri në vitin 1977 ka qenë një nga spikeret e para të lajmeve në Televizionin Shqiptar përkrah Kiço Fotiadhit. Pas studimeve për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës filloi punë në Kinostudio dhe realizoi skenarët e dhjetëra filmave kronikalë e dokumentarë me temë, kulturore, historike dhe shkencore popullore. Gjatë viteve të punës në Kinostudio Angjelina kreu një kurs pasuniversitar për skenariste e kritike filmi dhe teatri.

Skenarët e saj për filmat “Piktura mesjetare shqiptare” dhe “Profesor doktor Aleksandër Xhuvani” kanë marrë çmime në festivale të filmit. Filma të tjerë si “Onufri”, “Piktori Buza”, “Veshjet popullore”, janë shfaqur me shumë sukses në aktivitete filmike jashtë atdheut. Vitet e fundit, Angjelina Xhara është marrë me letërsi duke botuar romanin e saj të parë “Enigma” me temë nga emigracioni, ka dalë nga botimi libri “Margarita e artë”, kushtuar Artistes së Popullit Margarita Xhepa dhe ka gati për botim librin “Personalitete femërore shqiptare në kinematografi”.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit