TIRANE- Së bashku me formularin e ri Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dhe udhëzuesin për dokumentacionin për pension pleqërie. Dokumentat bazë për të përfituar pension, kur është mbushur mosha janë: Fotokopje e Kartës së identitetit, certifikatë familjare, certifikatë martese (e detyrueshme vetëm për femrat), librezë pune, librezë kontributesh, vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak dhe diploma e shkollës së lartë (e detyrueshme vetëm për femrat).