Dokumente false për azil, Gjin
Marku në procedim penal
Kryetari i Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar akuzohet për lëshimin e dokumenteve të falsifikuara. Marku për TvA1 Report: Dokumentet e mia të rregullta, jo false. Askush s'më ka njoftuar.
TIRANE- Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar deklaron se ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë, ndaj Kryetarit të Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Lazër Marku si dhe ndaj një 27 vjeçari Abdullah Zabit Skeja banues në Farkë.
Procedimi penal nisi, dje pasi në pikën e Kalimit Kufitar Rinas u bë ndalimi i 27 vjeçarit i cili posedonte vërtetim hasmërie dhe kërkonte azil në Kanada me dokumente të falsifikuar.
Sipas policisë “dokumentet ishin të lëshuara nga ana e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombtar, së bashku dhe me dokumente të tjera nga ky komitet."
Policia thotë se procedimi penal nis në kuadër të operacionit “Azilinati”.
MARKU: NUK JAM NJOFTUAR PER PROCEDIM PENAL
I kontaktuar nga tv A1 Report, Marku thotë se nuk ka dijeni për këtë procedim penal. Ai pranon se i ka dhënë dokumente babait të 27 vjeçarit dhe të gjithë dokumentacionin që i kishte kërkuar policia i kishte vënë në dispozicion.
Ai mohon që zyra e tij të lëshojë dokumente të falsifikuar, por për këtë ekzistojnë sekserë në rrugën e Kavajës, apo tek Zogu i Zi. “Ia kam dhënë vërtetimin, të atit të Abdulla Skejës, dhe ia kemi dërguar domumentacionin policisë. Vërtetimet nuk lëshohen false nga ne. Nëse janë të falsifikuara duhen vërtetuar se ku janë marrë. Në rrugën e Kavajës sekserët do të lëshojnë mbi 500 vërtetime”- thotë Marku për tv A1 Report.
NJOFTIMI I POLICISE Dje nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar filloj procedimi penal për shtetasit :
• Abdullah Zabit Skeja, 27 vjec, lindur në Diber dhe banues në Farkë, Neni 164/a i K.P.
• Gjin Lazër Marku, 54 vjec, lindur ne Lezhë dhe banues në Tiranë, Kryetar i Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar. Nenet 164/b & 186 të K.P,
Procedimi penal në ngarkim të tyre filloj në kuadër të operacionit “Azilinati”, ku është bërë e mundur bllokimi në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas i shtetasit Abdullah Skeja, i cili kishte posedonte dokumenta të lëshuara nga ana e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombtar, si vërtetime hasmërie në të cilën pasqyroheshin të dhëna në lidhje me hasmëritë që ky shtetas dhe familjaret e tij kishin me një familje tjetër në Dibër, dhe kërkonin azil në Kanada me dokumenta të falsifikuar.
Po ashtu edhe dokumeta të tjera të lëshuara nga Kryetari i Komitetit të Pajtimit shtetasi Gjin Lazer Marku.
Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35