Dokumentet/ Arbëreshët nën
‘kujdesin’ e regjimit komunist

Dokumentet/ Arbëreshët nën<br />‘kujdesin’ e regjimit komunist
TIRANE- Nga vitet e para të pas-luftës, e deri në vitet ’70, arbëreshët e Italisë, sikurse dhe pjesa dërrmuese e shqiptarëve që jetonin jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, përgjatë viteve të regjimit, ndiheshin të lënë pas dore, pa mundësi komunikimi me vëllezërit e tyre, me gjuhën kulturën dhe zhvillimet e fushave të tjera. Arsyet e kësaj shkëputje ishin të shumta, e që lidheshin kryesisht me politikën e kohës.

Nisur nga ky shqetësim i hasur në një pjesë të dokumentacionit të kësaj kohe në Arkivat e Shtetit, bëmë një kërkim, që solli rezultate mjaft ngacmuese.
Në Komitetin Qendror të PPSH-së, në fillim të viteve ’70 rezulton të ketë nisur një fushatë rivlerësimi për këto lidhje e marrëdhënie. Në vitin 1973, disa prej sektorëve të Komitetit Qendror, ishin angazhuar në vendosjen e kontakteve dhe vlerësimin e zhvillimeve që kishin ndodhur në të gjithë trojet ku jetonin shqiptarët. Po ashtu interesim kishte edhe për arbëreshët.

Ku jetonin? Si jetonin, si ishte zhvilluar gjuha, traditat, cilat ishin nevojat e tyre? Cilat ishin zonat që kundërshtarët politikë të regjimit komunist, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, etj, kishin  influencat e tyre?
Të gjitha këto pyetje, ishin shtruar në fillim të vitit 1973, nga ambasada e Shqipërisë në Itali dhe specialistët e fushave kishin nisur të mblidhnin të dhëna.

Në AQSH, ruhet një dosje prej afro 30 faqesh, me informacione e analiza mbi përmirësimin e punës me arbëreshët në fushën e shkencave albanologjike.
Informacionet që sjell përfaqësuesi i ambasadës shqiptare në Itali, të arkivuara në këtë dosje, zbulojnë të dhëna me interes mbi shpërndarjen e arbëreshëve në Itali (Siçili, Kalabri, Basilikata, Romë, etj); zonat ku kishte influencë Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Karl Gurakuqi, Patër Valentini, etj, sikurse edhe zonat ku kundërshtarët e regjimit komunist në Shqipëri nuk kishin edhe aq influencë. Kjo tablo bëhej më qëllim që të mësohej gjithçka mbi terrenin që do të gjenin studiuesit dhe të dërguarit shqiptarë në këto zona.

Po ashtu informacioni që vjen nga ambasada shqiptare në Itali zbulon edhe kërkesat që kishin arbëreshët në atë kohë si: abetare e materiale të tjera propagandistike, shkëmbime aktivitetesh artistike e kulturore, etj. 
Në tërësi fushata e regjimit komunist konsistonte në mbledhjen tërësore e sistematike të materialit gjuhësor, si dhe atij etnografik-folkloristik arbëresh, në vendosjen e kontakteve me studiuesit arbëreshë për t’i afruar ata, përhapjen e propagandës së regjimit, mbajtjen gjallë të lidhjes së masave arbëreshe me Shqipërinë, me realizimet shkencore, letrare e kulturore, etj.

Me mjaft interes janë dhënat që publikojnë dy prej kërkuesve gjuhësore që shkuan në këtë periudhë për kërkime në Kozenca. Ata sjellin një material të pasur dialektor dhe leksikor-frazeologjik nga të folmet e arbëreshëve të Italisë.
(Materialin me përfundimet e ekspeditës do ta publikojmë në ditët në vijim në “Shqiptarja.com”)


Sot për lexuesit tanë do të sjellim një prej dokumenteve të kësaj dosje i hartuar në shkurt 1973 nga përfaqësuesi diplomatik i shqipërisë në Itali, M.Hila, ku renditen informacione të ndryshme mbi arbëreshët dhe udhëzimin e Ramiz Alisë (prill 1973) për kërkimet shkencore dhe vendosjen e marrëdhënieve kulturore.
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç