DOKUMENTET/ Bollino: Skandali i lobimeve me paratë ruse nga PD u denoncua në media 3 ditë para se Agron Neza të informonte agjentin e FBI

Sali Berisha ka kërcënuar sot, më shumë se një herë, se Shqipëria nuk do të ketë paqe deri sa Rama të ikë pasi sipas tij “pagoi një ‘vrasës më pagesë’ për të vrarë opozitën shqiptare, pra PD-në. Ish Kryeministri i referohet këtu faktit se sipas tij në akt akuzën për ish zyrtarin e lartë të FBI-së ishte e qartë se si ‘Rama paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD" kur këtë e drejtonte Lulzim Basha. Pra skandali me lobistin Nick Muzin.

Por si qëndron e vërteta? Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino ka treguar sot në ‘Real Story’ në Report Tv se në fakt kjo është absolutisht e pavërtetë. Bollino tregon me dokumente se në akt-akuzën e prokurorisë së Uashington D.C të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se “Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi prokurorët e Departamentit të Drejtësisë se lidhur me një hetim të ri të mundshëm penal që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme nga ajo në të cilën ishte anëtar kryeministri. Një ditë më parë (pra më 24 nëntor), ai kishte ka marrë informacion nga Personi B (Dorian Duçka për emrin e këtij shtetasi amerikane (pra Nick Muzin)”.

Pjesë nga akt akuza e drejtësisë amerikane

Bollino tregoi se Në akt-akuzë përmendet një tjetër moment, ai më 4 janar 2018, kur thuhet se “i pandehuri McGonigal mori informacion nga Personi A (Agron Neza) në lidhje me lobistin amerikan, dhe ai ia përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBINY të nesërmen”. Po në aktakuzë thuhet se “më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me lobistin amerikan nga Personi A, dhe ia përcolli informacionin një zyrtari tjetër të FBI-NY, i cili ishte punonjësi në vartësi të tij. Personi A e kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit shqiptar.

Pjesë nga akt akuza e drejtësisë amerikane

Pra datat janë 25 nëntor 2017, 4 janar 2018 (më shumë se një muaj më vonë) dhe 22 janar 2018. Por Bollino tregon se në fakt para se të ndodhnin të gjitha këto në Tiranë kishte ndodhur zhvillimi më i rëndësishëm.

Në një shkrim të botuar më 22 nëntor 2017 BIRN në Shqipëri kishte botuar shkrimin me titull: “Kontrata e fshehtë e PD me lobistin amerikan, transferta milionëshe përmes kompanisë ‘offshore’”. Në shkrim jepet qartë emri i Nick Muzin, çfarë përfaqësonte ky lobist si dhe transfertat e parave nga Partia Demokratike në llogaritë e tij. Në shkrim jepeshin detaje të thelluara të aferës, edhe të faktit se hidheshin dyshime të forta.

“Unë jam i habitur kur flitet për përgjegjësi penale për një Kryeministër që ka takuar një zyrtar të lartë të FBI, dhe jo me Toto Riina apo Messina Denaro. Bardhi foli këtu edhe për një padi në SPAK. Ai ishte një agjent i një rangu mjaft të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani akuzojnë Ramën se ka shpikur skandalin e lobimit me para ruse në Partinë Demokratike.  Por çfarë rezulton kur e lexon akt akuzën zyrtare të drejtësisë së SHBA-ve? McGonigal e ka mësuar sipas dokumentit zyrtar të drejtësisë amerikane skandalin e lobimit në PD më datë 25 nëntor. Ndërkohë që një ditë më parë (24 nëntor) thuhet në akuzë ai ka mësuar emrin e Muzin nga Personi B që është Dorian Duçka.  3 ditë më parë kishte dalë ky shkrimi investigues nga BIRN i cili kishte zbardhur të gjitha akuzat për Muzin, Lulzim Basha, PD etj. Në fakt e ka bërë një gazetar i quajtur i BIRN Besar Likmeta, ish gazetar i RD, një gazetar i pavarur që nuk ka asnjë dyshim që mund të jetë i Edi Ramës, ka më shumë shkrime kundër Ramës se Berishës. Ai kishte botuar 3 ditë para shkrimin me dokumentet. Bie totalisht në mënyrë qesharake ajo akuzë që bën opozita. Informacionet e dhëna nga zyra e Kryeministrit janë dhënë 1 muaj e gjysmë më parë. Janë shkrime publike. Çfarë lidhje ka kjo? Ata kanë bërë forëard një shkrim të botuar më parë. Si mund të shpiket kjo historia e spiunimit”, tha Bollino.

Shkrimi i botuar në BIRN më 22 nëntor 2017

Në lidhje me pagesën e marrë nga Charles McGonigal, botuesi Carlo Bollino thotë se z. Neza e ka deklaruar te drejtësia amerikane se ajo pagesa ishte një hua. Ai thotë se ka edhe një dokument për këtë.

“Agjenti i FBI nuk është akuzuar fare as për ryshfet dhe as për korrupsion por është akuzuar për mosdeklarimin e këtij borxhi. Pse në SHBA nuk e kanë arrestuar Agron Nezën që ju thoni se ka korruptuar një zyrtar të FBI-së?", u shpreh Bollino në 'Real Story'. 

Ish zyrtari i lartë i FBI-së amerikani McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuzat tjetër lidhet me mos deklarimin e 225 mijë dollarëve, të cilat i kishte marrë nga një shqiptaro amerikan me emrin Agron Neza. 

Dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal ka ‘trazuar ujërat’ në politikën shqiptare dhe u kthye në një ‘mollë sherri’ në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës. Debatet dhe kaosi i krijuar në Kuvend çoi deri në mbylljen e seancës dhe përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga ana tjetër, grupi i Alibeajt njoftoi se do të kërkojë shkarkimin e Nikollës. Opozita kërkonte debat me Ramën në lidhje me atë që e quajnë si skandali me agjentin e FBI. Kërkesa e këtij grupi u rrëzua nga votat e maxhorancës dhe për këtë kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili tha se Berisha ka frikë nga hetimet për 21 janarin. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo Karlo: 27/01/2023 18:49

    Bravo Bollino!Si gjithmone i koordinuar.

    Përgjigju
    • Bravo 2: 27/01/2023 21:00

      I shkon bravo ketij sepse cdo koment kritik qe censuron kujton se e nderon.

  • Arbëri: 27/01/2023 01:49

    Moooossss

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’