Pasuria e ‘frikshme’ e Familjes Berisha, pallate, fabrika, vila, disa shtëpi e qindra mijëra euro! Shkëlzeni mbi 900 mijë € si sekser e konsulent, të ardhurat befasuese të Argitës (Dokumentet)

Pasuria e ‘frikshme’ e Familjes Berisha, pallate, fabrika, vila, disa shtëpi e qindra mijëra euro! Shkëlzeni mbi 900 mijë € si sekser e konsulent, të ardhurat befasuese të Argitës (Dokumentet)

Familja Berisha

Sali Berisha, në kuadër të strategjisë mbrojtëse pas shpalljes 'non grata' nga SHBA për korrupsion, deklaron në çdo studio televizive se pasuria e tij është vetëm një apartament dhe 100 mijë euro kursime nga pagat. E vërteta është se Familja Berisha ka një pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro. Kjo pasuri është në emër të dy fëmijëve, Shkëlzenit dhe Argitës, si dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. Pasuria me vlerë marramendëse, ku përfshihen pallate, fabrika, apartamente dhe qindra mijëra euro, është krijuar kryesisht pas vitit 2006, që përkon me ardhjen në pushtet të Sali Berishës. Ky fakt konfirmon se treshja Shkëlzen-Argita-Jamarbër është pasuruar nën hijen e pushtetit të Berishës si kryeministër, siç është provuar edhe nga investigimet e Report Tv gjatë këtij viti. Dhe përdorimi i pushtetit për të pasuruar familjen e tij është edhe një nga bazat ku mbështetet vendimi i Departamentit Amerikan për përfshirjen e Sali Berishës dhe familjes së tij në listën e zezë.

Pas ardhjes në pushtet të Berishës, Argita dhe Jamarbri lanë super paga në Kosovë dhe u zhvendosën në Tiranë, ndërsa të njëjtën rrugë ndoqi edhe Shkëlzeni, i cili la Suedinë dhe erdhi për të bërë miliona në Tiranë si sekser i klientëve të ndryshëm të qeverisë së babait kryeministër. Nga viti 2008, kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë, deri në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron mbi 650 mijë euro të ardhura nga puna si sekser, konkretisht shumat 82 mijë euro dhe 6.9 mijë euro në 2008, 200 mijë euro në 2009, 150 mijë euro në 2010 dhe 220 mijë euro në 2015.

Mbi 260 mijë USD Shkëlzen Berisha i ka fituar përmes konsulencës juridike. Ka blerë dy makina në vlerë 85 mijë euro dhe 18 mijë euro. Në vitin 2013 ka blerë një apartament në Tiranë 346 mijë euro, të cilin e ka shitur tre vite më pas për 600 mijë euro. Në mënyrë të dyshimtë, Shkëlzen Berisha ka ngritur edhe një fabrikë për përpunimin e boronicave në Gërdec. Në vitin 2018, ka blerë 3 parcela arë 6.183 metra katrorë, 3 parcela truall 14.220 metra katrorë dhe 5.066.5 metra katrorë godina në Gërdec, me një kredi 1.8 milionë euro, duke lënë si kolateral këto prona, ndonëse vlera e tyre është më e ulët se sa vlera e kredisë dhe më e ulët akoma nëse llogarisim edhe interesat. Por, më e dyshimtë është shuma 1.9 milionë euro për blerje pajisje për përpunim boronicash, pasi nuk dihet asgjë për burimin e këtyre parave.

Ndërkaq, Argita Berisha, në deklaratën e parë të pasurisë, deklaron 10 pasuri të paluajtshme me vlerë qindra mijëra euro. Konkretisht ka deklaruar apartament 200 m2 me vlerë 100 mijë euro, apartament 120 m2 me vlerë 150 mijë euro, apartament 141 m2 me vlerë 100 mijë dollarë, apartament plus parking, me sipërfaqe 188 m2, me vlerë 125 mijë dollarë, apartament 77 m2 përfituar nga privatizimi, apartament 95 m2 dhe garazh, gjysmë vile në Gjiri i Lalëzit 56 mijë euro, shtesa anësore e pallatit me sipërfaqe 60 m2, dyqan 33 m2 26 mijë euro si dhe 3 mijë m2 tokë me vlerë 6 milionë lekë. Burimi i këtyre pasurive janë të ardhurat nga paga që Argita dhe Jamarbri kanë fituar në Kosovë si pjesë e UNMIK deri në vitin 2006.

Kur erdhën në Shqipëri në vitin 2006, Argita Berisha ka deklaruar se, bashkë me bashkëshortin, Jamarbër Malltezi, i kishin mbetur vetëm 40 mijë USD, pasi paratë e mbledhura i kishte investuar në pasuri të paluajtshme. Megjithatë, sot, Jamarbër Mallezi rezulton pronar me 35-50 % i 20 kullave në Tiranë, 17 të ndërtuara dhe 3 në proces ndërtimi. Bëhet fjalë për kullat e ngritur mbi ish-Klubin Partizani, që shënon një nga skandalet më emblematike të qeverisë së Sali Berishës, i cili ka përdorur pushtetin në mënyrë të paskrupullt për interesa të familjes. SPAK po kryen një verifikim se ku i ka gjetur paratë Jamarbër Mallezi për të realizuar këtë investim. Vlera e 20 kullave është pa dyshim mbi 120 milionë USD.

Ndërkaq, pas zbarkimit në Shqipëri, të ardhurat vjetore të Argita Berishës janë të ‘frikshme’. Mbi 100 mijë euro janë të ardhurat vjetore në vitin 2008, konkretisht 52 mijë USD nga aktiviteti i avokatisë, 36 mijë euro nga mësimdhënie në një fakultet privat në Kosovë, rreth 24 mijë euro nga dhënie me qera e apartamenteve, 9 mijë euro nga OKB etj. Siç duket, burimi kryesor i të ardhura të Argitës është nga avokatia, aktivitet i cili është konsideruar si dera ku hynin investitorët e huaj për të Shqipëri gjatë pushtetit të Sali Berishës, nga mësimdhënia në Kosovë dhe qiratë. Vijon të mbetet mister se cili kusht janë njerëzit që fshihen pas këtij fakulteti privat në Kosovë që ka paguar Argitën me dhjetëra mijëra euro.

Në vitin 2010, Argita blen një tjetër apartament me vlerë 200 mijë euro. Një vit më pas, të ardhurat vjetore të Argitës arrijnë mbi 170 mijë euro nga ekspertiza, mësimdhënia dhe qiratë. Në vitin 2015, Argita blen një tjetër apartament 128 m2 me vlerë 179 mijë euro dhe parking 26 mijë euro.

Pas largimit nga pushteti të Sali Berishës nga pushteti në vitin 2013, të ardhurat e Argitës bien ndjeshëm. Nëse në vitin 2013, kur Berisha ishte në pushtet, deklaron 6.5 milionë lekë të ardhura nga mësimdhënia në universitete private, në vitin 2014 deklaron vetëm 1.4 milionë lekë. Kostoja e një banese me qira në Tiranë ka ardhur duke u rritur me kalimin e viteve. Çuditërisht ndryshe ka ndodhur me Argitën, pas largimit të Berishës nga pushteti. Nëse në vitin 2013 Argita deklaronte 59 mijë euro të ardhura nga qeratë, në vitin 2018, pra 5 vite më pas, deklaron 28 mijë euro nga qeratë e apartamenteve.

 

Pasuria e deklaruar nga Familja Berisha për të gjitha vitet

Sali Berisha

-Apartament në Tiranë 125 m2

-100 mijë euro kursime nga pagat

Shkëlzen Berisha

Viti 2008

Ndërmjetësime 82 mijë euro

Ndërmjetësime 6.9 mijë euro

Viti 2009

200 mijë euro nga ndërmjetësimet në shitblerje pasurish

Makinë 18 mijë euro.

Viti 2010

150 mijë euro nga ndërmjetësimet

3 632 528 lekë të ardhura si konsulent juridik

Viti 2011

1 842 680 lekë të ardhura si konsulent juridik

12 000 euro kontratë qiraje të Vilës B9, në Lundër

Viti 2012

Makinë me vlerë 85 000 euro (55 000 euro kredi)

5 668 384 lekë të ardhura nga konsulenca ligjore

Viti 2013

346 mijë euro blerje apartamenti 198 m2 dhe parkingu te ETC (277 200 euro kredi)

4 520 814 lekë të ardhura nga konsulenca ligjore

31 964 euro të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira,

Pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.

Vitin 2014

1 266 628 lekë rroga nga "Albanian Legal Company",

954 068 lekë dividenti nga "Albanian Legal Company",

50 350 euro të ardhura nga qiraja e apartamentit tek ETC Tiranë

Detyrim huaje 34 222 euro.

Vitin 2015

210 mijë euro nga ndërmjetësimi

1.000.000 lekë të ardhura nga konsulenca juridike

759.789 lekë të ardhura nga punësimi,

47,956 euro të ardhura nga qeraja e apartamentit

Kontratë qeraje në Lundër, 18 mijë euro.

Viti 2016

600 mijë euro të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme në 2015

3 000 000 lekë nga konsulenca

961 956 lekë nga paga

vlera 47 956 euro nga qiraja e apartamentit të vitit 2015

Viti 2017

3 000 000 lekë të ardhura nga shoqëria Agromel

959 784 lekë nga paga

Viti 2018

3 parcela arë 6.183 metra katrorë, 3 parcela truall 14.220 metra katrorë, 5.066.5 metra katrorë godina në Gërdec, me kredi 1.8 milionë euro.

Pajisje për ngritjen e një fabrike boronicash në Gërdec 1.9 milionë euro

6 700 000 lekë nga konsulenca

2 281 228 lekë nga konsulenca faturuar në vitin 2017, arkëtuar në 2018

1 050 0000 lekë nga punësimi në “Albanian Legal Company”

Dhënë hua 90 mijë euro, kthim 10 mijë euro

Viti 2019 deri në 11 mars

Pakësuar llogaritë me 43 mijë euro

Jamarbër Malltezi

-Jamarbëri pronar me 35-50 % i 20 pallateve në Tiranë, ndërtuar mbi pronën ish-Klubi Partizani

Argita Malltezi

Pasuria para vitit 2005: 

Apartament 200 m2, vlera 100 mijë euro

Apartament 120 m2, vlera 150 mijë euro

Apartament 141 m2, vlera 100 mijë dollarë

Apartament plus parking, 188 m2, vlera 125 mijë dollarë

Apartament 77 m2 në Tiranë, përfituar nga privatizimi

Apartament 95 m2 dhe garazh, shkëmbyer me apartament tjetër dhe 14 mijë USD

Gjysmë vile në bregdet Gjiri i Lalëzit, vlera 56 mijë euro

Shtesa anësore e pallatit, 60 m2 e pa hipotekuar. Vlera 20 mijë dollarë

Dyqan 33 metra katrorë, vlera 26 mijë euro

Tokë tre mijë m2, vlera 6 milionë lekë

Makina Mitsubishi 8500 dollarë

Makinë Benz klas A, 5 mijë euro

Viti 2006
110 mijë lekë paga e Jamarbrit 
7.6 milionë lekë si avokate 
2 mijë euro qira nga apartamenti për 2 muaj 
5.8 mijë euro shlyerje të kredi nga 141 mijë euro 

Viti 2007
Shkëmbyer apartament plus parking me 2/3 pjesë apartamenti 
Shitur apartament 70 mijë euro
Shitur apartament 129 mijë euro
Shitur shtesë apartamenti 79 mijë euro
7.9 milionë lekë nga avokatia 
786 mijë lekë nga Fakulteti i Drejtësisë 
7.8 mijë euro nga fakulteti privat në Kosovë 
1.5 milionë lekë paga e bashkëshortit 
10 mijë euro nga dhënia me qira e apartamentit 

Viti 2008

5.2 milionë lekë ose 52 mijë USD nga aktiviteti i avokatisë

Shet dy makinat, 8.2 mijë euro dhe 5 mijë euro

821 mijë lekë paga në fakultet

Mësimdhënie në Kosovë në fakultet privat, 3 mijë euro në muaj

Qeratë e dy apartamenteve, 900 euro në muaj dhe 1170 euro në muaj

9 mijë USD grand nga OKB

Shlyer kredi 138 mijë euro

Viti 2009

Shtim i sipërfaqes së apartamentit, 65 m2 dhe 59 m2 verandë, 70 mijë euro

4.1 milionë lekë ose 41 mijë USD nga aktiviteti i avokatisë

Paga në Fakultetin e Drejtësisë, 993 mijë lekë

Qeratë e dy apartamenteve, 900 euro në muaj dhe 1170 euro në muaj

3 muaj mësimdhënie në Kosovë 5.5 mijë euro

Viti  2010

200 000 mijë euro apartament 195 m2 Rr, M. Matohiti

6 635 600 lekë ose 66 mijë USD nga mësimdhënia në fakultete private, plus edhe 10 mijë euro.

Rroga te Fakultetit i Drejtësisë 1.137.294 lekë

Qeratë e dy apartamenteve, 900 euro në muaj dhe 1170 euro në muaj

Viti  2011

8.5 milionë lekë ose 85 mijë USD të ardhura nga ekspertiza dhe fakultete private, plus 35 mijë euro

Roga në Fakultetin e Drejtësisë 1.066.498 lekë

Mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës 47 520 lekë

Nga dhënia me qira apartamenti, 900 euro/muaj

Nga dhënia me qira apartamenti 1170 euro/muaj

Nga dhënia me qira e një apartamenti, Rr. M. Matohiti 1450 euro në muaj, për 10 muaj

Pagesa të prapambetura gjatë ushtrimit të një aktiviteti tregtar 8 000 euro.

Viti  2012

45 mijë euro shitja e një garazhi

55 mijë euro shitje pronë e patundshme

6 164 749 lekë ose 61 mijë USD nga mësimdhënia në fakultete private

2 072 545 lekë paga e shpërblime si pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë

Të ardhura nga ekspertiza 11 mijë euro.

Të ardhura nga "professional fee" 1 866 dollarë.

15 600 euro qira apartamenti

Viti  2013

Apartament 50 m2 në Gjirin e Lalzit, 25 mijë euro.

Rikonstruksion vile në Gjirin e Lalzit 45 mijë euro.

59 mijë euro të ardhura nga qiratë

922 425 lekë pagesë për legalizimin e vilës në Gjirin e Lalzit dhe blerjen e tokës.

6.5 milionë lekë të ardhura nga mësimdhënia në Universitete private

682 064 lekë të ardhura nga të drejtat e autorit

86 400 lekë të ardhura si anëtare e Senatit të Universitetit

Viti  2014

1 466 840 lekë paga në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime,

1 409 400 lekë nga mësimdhënia në fakultete private,

800 000 lekë nga të drejta të autorit,

46 mijë euro nga qiratë

64 800 lekë të ardhura nga Senati

Viti  2015

Apartament 179 mijë euro, 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor.

Parking 26 mijë euro

42 mijë euro të ardhura nga qiradhënia

Paga në Fakultetin e Drejtësisë 916 299 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënie private 1 025 000 lekë.

Të ardhura nga e drejta e autorit 459 236 lekë.

45 mijë euro shitja e një dyqani

Viti 2016

1 031 646 lekë paga e shpërblime pranë Fakultetit të Drejtësisë,

1 149 936 lekë mësimdhënia në fakultete private

Të ardhura nga e drejta autorit, 640 869 lekë

34 mijë euro të ardhura nga qiratë

600 USD interesa bankare

Honorare dhe shpërblime të tjera, 642 691 lekë

Viti 2017

40 mijë euro nga qiratë 

1 937 712 lekë nga mësimdhënia në fakultete private.

22 mijë euro nga konsulenca.

Viti 2018

28 mijë euro nga qiratë

1 086 464 lekë nga Fakulteti i Drejtësisë

1 829 280 lekë mësimdhënia në fakultete private

356 800 Lekë nga e drejta e autorit,

659 240 Lekë nga honoraret dhe shpërblimet.

Rimbursim i shpenzimeve shëndetësore 6 874.13 euro

Viti 2019 deri në 11 mars

9 mijë euro nga qeratë

196 mijë lekë nga Fakulteti i Drejtësisë

300 mijë lekë nga mësimdhënia në fakultete private

61 mijë lekë honorare dhe shpërblime

(Klikoni këtu) Pasuria fillestare, Argita Berisha

(Klikoni këtu)  Argita, pasuria 2006

(Klikoni këtu) Argita, pasuria 2007

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2008

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2009

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2010

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2011

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2012

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2013

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2014

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2015

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2016

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2017

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2018

(Kliko këtu) Familja Berisha, pasuria 2019

 

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • janaq jabo: 20/06/2021 14:09

    po te veme nje pasalele midis Saliut dhe Enverit , do turfullojme : Kuje o Enver!

    Përgjigju
  • shqiperi e lire: 20/06/2021 11:34

    sali berisha ilir meta duhen arrestuar dhe gati te japin llogari, keta gjakpires te pangopurr do bejne cdo lloj levizje si e si te shpetojne pasurite e tyre qe i kan ven duke vjeddhe djersen e popullit shqiptar, usa dhe spak drejt finalizimit dhe asgjesimit total te ketyre dy te korruptareve me te medhnj te Ballkanit

    Përgjigju
  • dulja: 20/06/2021 05:39

    ky eshte Saliu qe thote femijet time jane te pastere ,ky eshte ai burrei i shtetit qe vetem shtet nuke beri futeni brenda perese e vononi

    Përgjigju
  • Berisha € malltezi: 19/06/2021 22:47

    Shqiptareve pakesoi buken edhe shtoi drurin ..behet .edhe me i mire populli shqiptar

    Përgjigju
  • Ops: 19/06/2021 22:01

    Ore kot te ju pyes e dini cili eshte me i pasur ne shqiperi ? E dini cili ka ndertu fahat turistik ne spain ? E dini cili eshte me i kripuri ne leke ? Rama o zotri ka 30 vjet pushtet , kur te hetoni kete pastaj na thoni per Saliun

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 20/06/2021 05:39

      Keta qener njelloj jan te gjith. Po mos te dhimset sala se vetem me i lexuar duan mbi nje gjysem ore pa dal sa vlere kan.

  • dragobia: 19/06/2021 21:38

    rrnoft sali berisha o popull

    Përgjigju
    • Shqip: 20/06/2021 09:57

      Po drejt e the u rrenofte si fis

  • KASAP HAJDAR REXHEP LEKA [ KEPI ]: 19/06/2021 21:00

    Kjo familje e ndyr duhet urgjent në burg e konfiskim të pasurive që jan gjaku dhe djersa e Shqiptarve. Të diskutosh për këtë wc familje është humbje kohe me ksi lloi pislliqesh.

    Përgjigju
  • Bukuria: 19/06/2021 20:44

    Eh si asht kjo Pune si vjen jeta ne vitet 1990 Sali Berisha sekretare partie dhe doctor per bllokmenet e kohes bertiste dhe uleriste Enver Hitler ,nexhmije rrispije,e shkuli dhe nga Varro ,dhe Jo vetem kaq por edhe I burpgosi sepse kujtonte SE do te ishte I perjetshem,tani I erdhi Radha qe populli te uleras sic bente Saliu,hej popull I vuajtur lexoni mire dhe nguliteni ne mendjen tuaji CA pasurie marramendese qe duhet nje dite ti lexosh pasurit e familjes demokratike te Sali Berishes,Ka pra SA budalla paska qene Enver Hoxha qe I vdiq gruaja ne pularine e Tiranes me nje televizor te vjeter Iliria

    Përgjigju
  • drilon: 19/06/2021 20:36

    Ne qofte se nuk arrestohet kjo familje kriminale llafet jane te teperta.... Derjtesia duhet te veproi...

    Përgjigju
  • O tej: 19/06/2021 18:56

    Familje mafioze robt ti kene e pak e kane.

    Përgjigju
  • teli: 19/06/2021 18:46

    Per familjen Berisha gjithe keto cfr kane mbledhur nuk eshte as zgjuarsi dhe as nje te ardhme te ndritur,por thjeshte injorance dhe shume rrezikshmeri per te ardhmen e tyre

    Përgjigju
  • Taku: 19/06/2021 18:18

    Po blloku me pallate qe ka Shkelzeni rruges kur ngjitesh per ne Linze? Ka hap fjale se jane te Sadijes Po ne te vetete jane te Zenes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin