TIRANË- Një tjetër postim me lajme të rreme, nga ato që tanimë janë bërë të zakonshme në faqen e ish kryeministrit Sali Berisha, është bërë publik gjatë ditës së sotme. Teksa i referohej vizitës së kryeministrit Rama në një therrtore të financuar nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Berisha shkruante se therrtorja në fjalë ishte financuar vetëm nga qeveria e tij para vitit 2013 dhe se shfaqja e Ramës aty ishte një mashtrim.
Në fakt e vërteta rezulton krejt ndryshe nga sa Berisha shkruan. Lexo.al ka siguruar dokumentacionin që provon se subjekti “Mnela” shpk, është financuar dy herë prej vitit 2014, prej qeverisë Rama përmes Agjencisë së Zhvillimi Bujqësor dhe Rrural për ndërtimin e therrtores dhe më pas për pajisjen me makineri. Siç provojnë këto urdhër-shpenzime , “Mnela” shpk është financuar në vitin 2014, nga qeveria Rama përmes AZHBR me fondet e buxhetit te shtetit për ndërtim thertore, me një vlerë të disbursuar prej 15,000,000 Lekësh. Për këtë financim, është lidhur kontrata në 15 Korrik të vitit 2014. Sërish në vitin 2015, ky subjekt financohet përmes AZHBR me lekët e buxhetit të shtetit për makineri dhe pajisje për therrtoren me një vlerë të financuar prej 19,902,573 Lekësh. Për këtë financim të dytë kontrata është lidhur në 19 Qershor të vitit 2015.
Siç duket edhe nga ky fotografim ajror i zonës ku është ndërtuar therrtorja, përpara vitit 2014, kohë për të cilën Berisha pretendon se ka financuar ndërtimin e therrtores, godina pothuajse nuk ekzistonte. Siç shihet qartë nga pamjet, pas vitit 2014, është ngritur një godinë e përmasave të konsiderueshme për një therrtore me standarde bashkëkohore./Lexo
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5f280cdcbf94b1.jpeg)
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5f280cf0c0b2c2.jpeg)
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin që vërteton se thertorja është financuar 2 herë nga qeveria rama)
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.7%
-
Jo
18%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake D5
23 Korrik, 10:51
-
Namir Lapardhaja: Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!
23 Korrik, 09:27
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv
23 Korrik, 07:06
-
Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD
22 Korrik, 17:16
-
21 janari krim shtetëror/ Nesër me prova në SPAK gruaja e Nikës! Basha "vetëmbrohet", Berisha hesht nga frika
21 Korrik, 11:41
-
Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK
20 Korrik, 19:47
-
Berisha sulmon ambasadorin britanik: Përcolli gënjeshtrën e Bashës si të vërtetë në qeverinë e tij! Ish kreu i PD-së: Këto akuza të lodhura i hodhi poshtë Gjykata
19 Korrik, 22:37
-
‘Partizani’/ Berisha merr avokaten e Fredi e Belerit! Vendimi për revokimin e masave shtyhet në 30 korrik
19 Korrik, 10:13
-
Eduard Zaloshnja: SPAK-u një “Catch-22” elektoral për Berishën
18 Korrik, 10:06
-
Frrok Çupi: Sikur Trump të kishte vrarë Thomas Crooks-in
17 Korrik, 13:23
-
Pas Alibeajt, edhe Arbi Agalliu largohet nga grupi i PD: Berisha nuk përfaqëson bindjet e mia, duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit
17 Korrik, 11:06
-
21 janari, Ngjela për Report Tv: Berisha dha urdhrin për prishjen e serverëve, shfaqet me automatik! S’fitojnë dot me populizëm ndaj SPAK
17 Korrik, 08:13