Lajmi se punësuan një person të arrestuar për shpërdorim detyre, Drejtoria e Tatimeve përgenjështron: U shpall i pafajshëm, ja dokumenti

Lajmi se punësuan një person të arrestuar për shpërdorim detyre, Drejtoria e Tatimeve përgenjështron: U shpall i pafajshëm, ja dokumenti

TIRANË- Drejtoria e Tatimeve ka reaguar pas një lajmi që ka publikuar një ditë më parë portali ‘BalkanWeb. Tatimet përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar nga BalkanWeb, në të cilin thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi ka emëruar në krye të drejtorisë së Verifikimit në Terren dhe Koordinimit, Trëndafil Tarja, një person i arrestuar më parë nga policia për favorizim të bixhozit dhe shpërdorim detyre në 2015.

Tatimet thonë se ky lajm është i pavërtetë. Sipas tyre, Tarja është punonjës i Administratës Tatimore prej vitit 2014. Ndërsa shtojnë se Traja, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore nuk rezulton i dënuar më parë.

Ndërkohë, sa i përket akuzës së portalit BalkanWeb, se Traja është arrestuar për shpërdorim detyre, Tatimet kanë bashkëngjitur dokumentin se çështja ndaj tij është pushur për mungesë provash dhe është shpallur i pafajshëm.

“Lidhur me artikullin e publikuar dje, datë 10.08.2022, në portalin BalkanWeb me titull “Skandali/Tatimori i arrestuar për ryshfet me pikat e bixhozit gradohet nga Ceno Klosi drejtor i Verifikimit në Terren”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron qytetarët shqiptarë se lajmi i sipërcituar është i pavërtetë dhe i pabazuar. Me qëllim informimin korrekt të opinionit publik, Administrata Tatimore sqaron se zoti Trëndafil Tarja është punonjës i Administratës Tatimore prej vitit 2014. Emërimi i tij në pozicionin Inspektor Zbatimi, në Sektorin e Zbatimit (Task-Forcë), në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është kryer në zbatim të vendimit nr. 1324, datë 05.09.2014. Prej 8 vitesh nga emërimi i tij i parë, z. Tarja ka ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si: Inspektor, përgjegjës sektori dhe drejtor drejtorie, sipas procedurave që parashikon Kodi i Punës dhe legjislacioni në fuqi. Ky fakt dëshmohet nga vërtetimi i gjendjes gjyqësore, datë 10.08.2022, ku rezulton i pa dënuar!

Lidhur me pretendimin në artikullin me të njëjtin titull, sipas të cilit punonjësi në fjalë akuzohet për shpërdorim detyre, DPT saktëson se kjo nuk është e vërtetë, duke vënë në dispozicion të opinionit publik dokumentet, që provojnë të kundërtën, si më poshtë: Vendimin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 2788, datë 15.09.2016, ku citohet se është pushuar çështja penale në ngarkim të zotit Tarja, për mungesë provash, duke e shpallur atë të pafajshëm, vendim i lënë në fuqi edhe në vendimin nr. 2120, datë 08.10.2018, të Gjykatës së Apelit Tiranë. Kjo konfirmohet edhe nga dëshmia e penalitetit, ku rezulton i pa dënuar! Theksojmë se Administrata Tatimore nuk intimidohet nga sulmet dashakeqëse mediatike dhe garanton qytetarët shqiptarë se mbetet e angazhuar në zbatimin e detyrave, që i ngarkon ligji duke vepruar drejt dhe me transparencë në përmbushje të misionit të saj për çdo tatimpagues, në mënyrë të barabartë”, shkruhet.

Drejtoria e Tatimeve ka kallëzuar në prokurori ‘Birra Tirana’, e cila ka të njëjtën pronar që zotëron edhe median në fjalë. Kallëzimi ka ardhur pas një kontrolli që Drejtoria e Tatimeve ushtroi te ‘Birra Tirana’ për shkak se ka detyrime të prapambetura tatimore në vlerën e 1.7 milionë eurove! Ndërsa nga kontrolli është konstatuar se ‘Birra Tirana’ ka kryer shitje të produkteve pa dokumentacion tatimor në vlerën 18 milionë lekë, të konstatuara në kushtet e flagrancës.

Dokumenti i publikuar nga Drejtoria e Tatimeve që tregon që Tarja është i pafajshëm

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja