DOKUMENTI EKSKLUZIV/ 'Gazi helmues' i paditur nga opozita, u ble nga Basha e Berisha në shkurt 2011

“Gazi helmues” i llojit “CSS”, i përdorur nga Policia në javët e fundit gjatë trazirave me protestuesit e opozitës tek selia e Qeverisë dhe ajo e Kuvendit dhe për të cilin dje Partia Demokratike ka bërë kallzim penal kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe disa drejtuesve të Policisë, në të vërtetë është blerë për Policinë shqiptare pikërisht nga Lulzim Basha, kur ai ka qenë ministër i Brendshëm. Prova për këtë është në një dokument ekskluziv, të cilin e ka siguruar dhe po e publikon Redaksia Investigative e Shqiptarja.com. Fjala është për faturën e pagesës së bërë shoqërisë ''PortCroft Ltd'' me seli në Belize, një parajsë fiskale e Amerikës Qendrore, më 8 mars 2011, me të cilën janë blerë nga Policia e Bashës 600 granata me gaz lotësjellës model “G-303- CSS”, të njejtat që janë përdorur ditët e fundit në Tiranë. Granatat e gazit lotësjellës “CSS” janë paguar me 62.1 euro secila për një total 37.260 euro.

Me të njejtin urdhër u blenë nga Lulzim Basha edhe 40 “lëshues gazi lotësjellës” (teknisht ato quhen Protectojet), një armë kjo shumë e fuqishme, që e hedh gazin nga një distancë e largët: këto armë speciale janë paguar 1.787 euro secila, me një kosto totale prej 71.480 eurosh, së cilës i shtohen 31.900 euro të tjera për gazin lotësjellës me të cilin mbushen. Ne atë kohë janë blerë edhe 500 granata shurdhuese, edhe këto (ndryshe nga Projectojet-ët) të përdorura ditët e fundit gjatë trazirave të Tiranës. Vlera e përgjithshme e faturës është 171.690 euro.

Fatura e paguar nga qeveria 'Berisha' për blerjen e granatave gaz-lotsjellëse

Paradoksi në këtë histori është se sot Lulzim Basha dhe e gjithë opozita akuzojnë Policinë se përdorin “armë kimike” të ndaluara ose gazra lotësjellës vdekjeprurës, ndërkohë që fjala është pikërisht për të njejtët gazra lotsjellës që bleu të Lulzim Basha kur ishte ministër i Brendshëm dhe deri tani kanë qenë në magazinat e Policisë. Kur i blenë donin t'i perdornin kunder opzitoreve socialiste. Paradoksi qendron ne faktin se ditën e djeshme Partia Demokratike ka dorëzuar një padi penale në Prokurorinë e Tiranës përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi. “Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdoruar detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht”, thuhet në letrën shoqëruese, që Bardhi ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës.

Blerjet e “lëndëve helmuese” u autorizuan nga Sali Berisha në cilësinë e kryeministrit dhe u vendosën pak ditë pas incidenteve të 21 janarit 2011, kur një raport i SHKB-së së ministrisë së Brendshme denoncoi mungesa të mëdha tek Policia gjatë përleshjeve me opozitën socialiste, që sollën vrasjen e 4 protestuesve dhe plagosjen e 40 të tjerëve nga ana e Gardës.
SHKB evidentoi në raportin e tij se Policia provoi të përdorte gazrat lotsjellës, por policët nuk ishin të pajisur me maska kundërgaz dhe kështu që, për shkak të erës, ato gazra goditën policët, në vend të protestuesve. Më pas, Policia dha urdhër të ngrihej një helikopter për të lëshuar gaz lotsjellës mbi turmën nga lart, por duket se helikopteri pati një difekt dhe nuk mundi të fluturojë.

Model granate gaz-lotsjellëse CSS

Atëhere Garda e zgjidhi problemin duke hapur zjarr mbi protestuesit dhe duke bërë masakër.

Raporti i SHKB-së konkludonte duke sugjeruar që të adoptoheshin menjëherë kundërmasa për të pajisur Policinë me të gjitha instrumentat teknike të nevojshme për të përballuar protesta të reja. Kështu, Berisha dhe Basha e urdhëruan menjëherë Policinë që të vijonte me blerjet pa bërë asnjë tender. Kontrata për furnizimin e parë të “pajisjeve anti-kryengritje” u nënshkrua më 20 shkurt 2011 me shoqërinë ''PortCroft Ltd'' me selli në Belize, president i së cilës ishte Meir Hefer Gachtan, një profesor universiteti izraelit nga Tel Avivi, që dukej se kishte lidhje me shërbimet e fshehta. Nuk dihet se në bazë të çfarë procedure u përzgjodh kjo firmë. Sipas një denoncimi të bërë publik nga ana e deputetit socialist Erjon Braçe në vitin 2012, me të njejtën procedurë urgjente, pra pa asnjë lloj gare dhe as ndonjë formë transparence, Lulzim Basha urdhëroi blerjen e pajisjeve të tjera anti-kryengritje me një vlerë të përgjithshme prej 1.660.810 eurosh. Po në këtë kohë, u blenë me urdhër të Berishës e Bashës edhe dy autobotë ujëhedhës për Policinë, edhe këto të përdorura ditët e fundit kundër protestuesve të dhunshëm të opozitës, por që tani opozita i konsideron mjete të paligjshme.

Model i 'pushkës' gaz-lotsjellëse

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 22/03/2019 09:37

    Kush shkel ligjin dhe shkakton dhune e tension duhet ndeshkuar... jo me gaz se eshte shume pak por me Plumba si Baca Sali dhe Kelyshi Basha qofte ne 1997 ose 2011.... por ky popull qorrrr dhe lepures per nje vend te qelbur pune i vete partive nga pas si qen.... Turp.... 1997 nuk harrohet kollaj.... 2011 jo e jo.....turp tju vi qe ne shqiperi jeni koke e kembe te politizuar nga femija e deri te pleqte... jini realist dhe jo politist

    Përgjigju
  • Mala: 22/03/2019 08:34

    Krimi,varferia,droga e shemtia e Sqhiperise se shqiptarve,Nuk ka adrese tjeter perveç.Made in Salihi Berisha.Lulzim Basha dhe klani me krminal ne rajon qe sundoi ne Shqiperi per tete vjetet e tmerrit.

    Përgjigju
  • Demi: 21/03/2019 17:07

    I solli BASHA dhe I perdori Per te helmuar popullin lleshi-Rama

    Përgjigju
    • Vlora: 22/03/2019 09:39

      Shume pak beri Llesi -Rama... me plumba kallashi e sulmoi vloren Baca Sali dhe me ide te qarta per sperkatie te vlores me gaz sarine nga ajri .. ku ata pilote fisnike te kucoves dezertuan ne itali

  • Kimist: 21/03/2019 17:05

    Cdo lloj gazi helmues po nuk u perdor Brenda 3 viteve degradohet

    Përgjigju
  • Mondi: 21/03/2019 16:28

    Po ju thoshi se sna ka lan gja qeveria qe Iku veq nje pale qizme.

    Përgjigju
  • Sportisti: 21/03/2019 10:21

    Gjithesesi jeni gabim dhe po prap i dëmshëm për shëndetin se sigurisht si cdo gaz ka skadencë, i bie të ketë 8 vjet në magazinë. Ju nuk keni faj se në Shqipëri vetëm ilaçet kanë skadencë të tjerat jepi....edhe bombolat që fikin zjarrin që janë me azot kanë skadencë....për të ardhur keq në çfarë niveli ka rënë ky popull. Ky popull këtë lloj muzike e politike do, tallava se po mos ti pëlqente nuk i dëgjonte. FALEMINDERIT.

    Përgjigju
  • Dakulushnjari: 21/03/2019 09:16

    metak 38 mm mn-01 trayal

    Përgjigju
  • Jeton këlluf gjoleka: 21/03/2019 08:41

    Shikoni mornjërëz se sa paradoks esa i pa cip është lul shal ngjitmi .

    Përgjigju
    • Putin: 21/03/2019 12:11

      Gazi qe helmon shqiptaret (edhe ata qe nuk marrin pjese ne proteste) eshte metak mn 01. E prodhon Trayal. Ne SERBI. Ndersa ju kelyshat e Putin &Vuçiç po flisni per “gazra” te tjere. Qe mbi te gjitha nuk helmuan njeri. Derisa skaduan. Por admin nuk e publikon ç’ka shkruajta une. Sepse nuk eshte i lire por skllav.

  • Kuq e zi: 21/03/2019 08:36

    Prokuroria fuhet te ngre akuze per tender pa gare dhe pagesa te dyshimta ne parajsa fiskale jam i bindur qe cmimi eshte fryre te pakten dyfish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot