Bardhi i kthen 'reston' Lleshajt, padi ministrit dhe policëve për gazin dhe ujin me presion (VIDEO)

Partia Demokratike padit ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të policisë së Shtetit, duke i akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe veprime të paligjshme kundër protestuesve gjatë tubimit që opozita mbajti më 16 mars dhe që shpërtheu në dhunë tek Parlamenti. Partia Demokratike e ka dorëzuar padinë penale në Prokurorinë e Tiranës, përmes sekretarit të përgjithshëm të kësaj force politike Gazment Bardhi. Kujtojmë se vetë Bardhi është në hetim në gjendje të lirë për protestën e opozitës, pasi si organizator i saj duhet të mbante përgjegjësi për mospërshkallëzimin në dhunë dhe thirrjen ndaj simpatizantëve të PD-së për tu tërhequr nga përplasjet dhe dhunat ndaj efektivëve të policisë dhe institucioneve.

“Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht.”- thuhet në letrën shoqëruese qe Bardhi i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.

Si provë në Prokurorinë e Tiranës, PD ka dorëzuar edhe një video me pamje filmike të mbledhura nga protesta.

“Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion ndaj të gjithë protestuesve, jashtë rregullave dhe rrethanave të lejuara nga ligji. Pamjet filmike provojnë një veprim kriminal të punonjësve të Policisë së Shtetit, që sulmojnë me gaz edhe qytetarë që janë të shtrirë në rrugë për shkak të problemeve shëndetësore apo qytetarë që përpiqen t’u vijnë në ndihmë atyre. Kjo është qartazi, jo vetëm shpërdorim detyre, por edhe një tentativë për të rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve.”-vërejti Sekretari i Përgjithshëm i PD.

PD i kërkon Prokurorisë të pezullojë nga detyra minsitrin dhe efektivët e policisë, edhe pse thotë se organi i akuzës është shndërruar "në një seksion të certifikimit të paligjshmërive të Policisë së Shtetit".

“Prokuroria  nënshkruan çdo urdhër arresti që i vendoset përpara nga Policia e Shtetit, duke u përdorur si mekanizëm presioni dhe shantazhimi ndaj qytetarëve të pafajshëm, të cilët arrestohen për disa ditë, pa kryer asnjë shkelje dhe shpesh edhe pa qenë fare në protestë. Nëse Prokuroria do të sillej në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe jo si një vegël propagande e qeverisë, do te kishte nisur hetimet kryesisht, duke vënë përpara përgjegjësisë, të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që kanë kryer veprime të paligjshme ndaj protestuesve. Trajtimi i këtij kallëzimi penal dhe mbi të gjitha hetimi me profesionalizëm i dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit, është një tjetër provë nëse në Shqipëri, organi i prokurorisë është institucion i pavarur dhe i paanshëm, siç përcakton Kushtetuta dhe ligji, apo është zyrtarisht degë e pushtetit kriminal të kësaj Qeverie ilegjitime.”-thuhet në dokumentin shoqërues të kallëzimit penal të Partisë Demokratike.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 21/03/2019 07:18

    Or pallosh cfar te bej policia tju shofi ju kur ti gjuni me gur si jeni katandisur hese po rrallohi avash avash do dilni vetem dhe ca dit keni deshtu plotesisht keni rene me usta e moret qesharake

    Përgjigju
  • Tir: 20/03/2019 18:14

    O Bardh qorri, po Sali e Lulushja jote cberi me 21 Janar? Gazin lotsjelles i hodhi turmes dhe me pas i vrau 4 e plagosi 300. Kam qene vete ne ate proteste, ndaj mbyll halene se qelbe dynjane.Mos kujton se ishte parfum nga cadrat pistolete? Cfare palacosh paska patur ky vend! Mallkuar ne 7 breza ju te paudhe!

    Përgjigju
  • toni: 20/03/2019 16:03

    o bardha,bej cte duash te burgu i grave do futesh,sta plotsojn deshiren qe te futesh nga burrat

    Përgjigju
    • Loni: 20/03/2019 17:49

      Zoti Lulzim po ce do kete .... me vete.i humb vlerat PD.Ai ska ber azgje per PD.prandaj dhelekundet besimi i popullit tek PD.KE PLOT BURRA TE TJER NE PD.COJE TE BEJ NDONJE TRIKO LESHI PER DIMER.

  • meta: 20/03/2019 15:37

    Ky eshte vetem nje recitues qe, tekstin e merr ten gatshem,si Paloka,Alibeja,RISTANI DHE RECITUESIT E PERSHESHIT.kY ESHTE NJE NAIV PRIMITIV I PAIDENTITET.

    Përgjigju
  • Heres tjeter bjeri me mut!: 20/03/2019 15:28

    Heres tjeter, mbushi autobotet me Fekale dhe hidhuani ne koke Mones, Lulit dhe Berishes! Le te hane e te ngopen. Qeras Qeveria.

    Përgjigju
  • Erik: 20/03/2019 15:12

    Duhej me plumba gome dhe shkopinj, nuk quhet me uje. Mos te shkojme fare ne ekstrem per te kujtuar sjelljen e policise dhe gardes ne 21 Janar 2011. PD-ja eshte bere qesharake ne ekstrem.

    Përgjigju
  • Fahrriu Kokrra Spiunit: 20/03/2019 14:21

    Po protestove paqesisht, asgje nuk ndodh nga ana e policise. Aman po perdore dhunë ta kruajn rondelen.. hahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)