Gazment Bardhi nën hetim! 14 në pranga për protestën e dhunshme të opozitës

Nisin hetime në gjendje të lirë ndaj Gazment Bardhit, sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, për protestën e dhunshme gjatë ditës së djeshme të opozitës. Në total, bashkë me Bardhin, janë proceduar për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit, 33 persona. 14 persona të tjerë kanë rënë në pranga, ndërsa shtatë janë shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Policia e Tiranës, thotë se është proceduar penalisht Bardhi, si organizator i tubimit që përshkallëzoi në dhunë dje para Kuvendit të Shqipërisë me protestuesit që goditën me gurë policinë dhe tentuan të mësyjnë në godinën bosh të Parlamentit. Ishte pikërisht zoti Bardhi që kërkoi leje në Policinë e Tiranës për mbajtjen e protestës pa afat të caktuar, e cila njëjtë si edhe në tubimet e tjera, ju refuzua për disa çështje, pasi nuk specifikon kohëzgjatjen dhe perimetrin e saktë se ku do të mbahet.

Gjatë ditës së djeshme, krejt papritur nga tre marshime paqësore rreth e qar kryeministrisë, në shenjë simbolike të rrethimit të institucionit, protestuesit udhëhequr nga liderët politikë të opozitës, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e aleatët e djathtë u zhvendosën tek Kuvendi i Shqipërisë ku e gjitha degjeneroi në dhunë. Aty, policia i bëri vazhdimisht thirrje me megafon Gazment Bardhit, si organizator të kësaj proteste, që t'i kërkonte manfestuesve të ruanin qetësinë, veçanërisht kur bllokuan tek pedonalja autobotin me ujë që po shkonte drejt Parlamentit për të shpërndarë  turmën e dhunshme.

Policia nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës ka arrestuar 14 persona, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më 16 mars.

Veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Në vendngjarje policia ka mbledhur në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla të ndaluara si të rrezikshme për jetën,

Policia thotë se janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”,  “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”

Policia sqaron se po punon për të identifikuar, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Ditën e djeshme vetë Bardhi reagoi pas protestës, duke thënë në rrjetet sociale se e dënon sulmin kriminal të policisë siç ai e quan " me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar!".

Por cila ishte thirrja që policia i bëri Bardhit për të shmangur dje dhunën?

"TË NDERUAR QYTETARË!

Nga protestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.

I NDERUAR ZOTI GAZMENT BARDHI !

Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë.

Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen.

Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme

Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal.

Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga  Policia e Shtetit e cila do të  përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit".

Të arrestuarit

K. R., 19 vjeç

G. B., 41 vjeç

E. B., 33 vjeç

A. S., 33 vjeç

P. D., 35 vjeç

F. Rr., 40 vjeç

E. B., 31 vjeç

D. B., 22 vjeç

E. B., 37 vjeç

J. S., 21 vjeç

Q. Gj., 24 vjeç

K. K., 19 vjeç

A. B., 33 vjeç

F. Z., 20 vjeç.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 18/03/2019 09:35

    Bardhi eshte product serike I banaleve primitive poli tik, qe prodhon PD qe kur e kur.Ky njeriu aq naiv,aq banal e aq primitv,mund te futet ne ndytesire per "hater" te kryetarit,sepse ai(kryetari aktual Basha)e ka perzgjedhur nga kampion nga kudrot e reja qe dallohenn per politik naive banale e primitive.

    Përgjigju
  • Nacut e Drenoves: 17/03/2019 21:12

    Ky bardhoshka na ben shume pune ne se ka rene numri i takimeve speciale ketu ne drenove. Pale ai Salianji si e kap sapunin. Boni sevap e na i sillni per nja 1 vit.

    Përgjigju
  • Ariu: 17/03/2019 19:04

    Boni sevap. Lulshalngjiturin, Salianjin dhe kte Bardhoshin cojani Nacuve ne Drenove ose ne Reç. Te pakten te shijojne jeten nacut dhe ktyre te treve u realizohet endra. Kurse Monen ne Nigeri se ktu nuk i bo dot dermon njeri

    Përgjigju
  • Luan Ahmeti: 17/03/2019 14:48

    Shteti është aparat idhunës, Jean të arrestohen gjithë ata që penguan polcinë në ryerjen e detyrës, përfshirë edhe ish deputet sie Baci e të tjerë. Vetëm atëherë policia dhe shteti fitojnë respekt.Po t i ndërhynte në Amerikë policit so e möchte parë Basha, Bardhi e Baci cka eshte dhuna e shtetit.

    Përgjigju
  • toni: 17/03/2019 13:30

    ky bardhi edhe po te vrasi njerez prap te burgu grave do e fusin

    Përgjigju
  • ERP: 17/03/2019 12:05

    Pershpejtoni vetting, pastroni drejtesine e plotesoni organet e reja me staff serioz dhe te pakorruptuar. Perndryshe beheni qesharake, sot i fusni brenda, neser i nxjerr gjykata. Ne kete menyre beheni qesharake, humbet besimin dhe Policia e i beni policet e shkrete objektiva. Dhe Paloqja ben komente te tilla. Iku koha e te forteve. Duhet te vije koha e mendjes e tolerances. Paloqet e Flamurat e shume te tjere te zhduken nga politika se eshte turp per inatitucionet shqiptare. Duhet te na vije turp te perfaqesohemi nga keta njerez pa vlera

    Përgjigju
  • tori: 17/03/2019 10:57

    Te nisin hetimet per qytetarin Paloka per kercnim te pjestarit te policis ne krye te detyres

    Përgjigju
  • ela: 17/03/2019 10:53

    i arrestojne dhe i leshojne u bene bajat te gjithe

    Përgjigju
  • Agim: 17/03/2019 10:14

    Po ish deputete pse nuk arrestohen,cka jane ata,shtet leshi

    Përgjigju
  • meta: 17/03/2019 10:07

    Keta vrastare kriminel,populli nuk I do me I pa me sy.vetem ata qe I kane varfruar deri ne palce,i marrin per pak para e shume genjeshtra, I sjellin ne tubiime,duke I mahstraur e nxitur,theni1Gjaunai me gure!vjeshni e shani.sa te doni e pa asnje kifizim.Do merrni meditjet si dikur te Qadra.Vetem keshtu opozita qeteson veteveten dhe nevozitetit e sekelldisur per4 mosbesim qe Sovrani deshmoi ne zgjedhje,Do te humeb 54-55% ne te ardhmen.Kjo e shqetson.

    Përgjigju
    • FATMIRI: 17/03/2019 22:43

      KETI SY KOQES TI HIDHEN PRANGAT SE KY ESHTE KONTIGJENT KRIMI PALE QE NA BEN DHE SI KOPETENT TRAPI

    • USA: 17/03/2019 13:33

      KY PSE NUK ARRESTOHET SI GJITH QYTETARET E TJER ÇA ESHTE KY TRAP KY HEDH GURIN DHE FSHEH DOREN NE BURG QENIN

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë