TIRANE - Partia Kristian Demokrate do të dalë në zgjedhjet e 21 qershorit në koalicion me Partinë Socialiste.
Kjo do të ndodhë pasi në një dokument të firmosur nga Mark Frroku e të dorëzuar pranë KQZ, kjo parti ka shkruar: “Partia Kristian Demokrate është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit . Si Parti Parlamentare,kemi degët she strukturat tona në të gjitha rrethet e qarqet e vendit. Sipas marrëveshjeve me forcat e tjera politike të koalicionit të shumicës do të marrim pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendor që do të mbahen në Qershorin e këtij viti.”
Ky dokument është dorëzuar në 22 shkurt të këtij viti si një raport i përvitshëm financiar që i dërgohet KQZ.
Raporti në fjalë është dorëzuar nga PKD 9 ditë para se deputeti Tom Doshi të bënte akuzat e tij se Ilir Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi.

Redaksia online
(f,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PKD: Në qershor dalim me 61kandidatë, akuzat synojnë dëmtimin