Ministria e Financave ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme ku ish i përndjekuri politik, Xhemal Zhuri, kërcënoi me hedhje nga vinçi për shkak se s'ka marrë këstet e dëmshpërblimit.
 
Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Financave sqaron se kësti i gjashtë është mbyllur për të gjithë përfituesit e kategorisë së parë, "persona ish-te përndjekur politike qe janë në jetë" dhe tashme ka filluar procesi për pagesën e këstit 7 për të njëjtën kategori.
 
"Xhemal Zhuri ka përfituar pagesën e këstit të gjashtë në datën 07.10.2016.
 
Ndërkohë në datën 10.02.2017, ne llogarinë e tij personale në bankë, ka kaluar edhe pagesa e Këstit 7, e cila nuk është tërhequr akoma nga personi i tij"
, thuhet në reagimin e MF.
 
Ministria e Financave sqaron gjithashtu se në sistemin e Agjencisë së Pagesave kësti 7 figuron "pa paguar", për arsye se personi nuk është paraqitur për ta tërhequr pagesën nga llogaria e tij në bankë, por data përbri, vërteton kalimin e pagesës në bankë. 

dokumenti
(Zhurit i janë paguar 7 këste)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com