Solli naftë ruse për biznesmenin Ilir Bello, hiqet sekuestroja e anijes “Grace Felix” me 22 mijë ton naftë! S'u provua kontrabanda

Solli naftë ruse për biznesmenin Ilir Bello, hiqet sekuestroja e anijes “Grace Felix” me 22 mijë ton naftë! S'u provua kontrabanda

Anija “Grace Felix” lirohet nga masa e sekuestros, bashkë me të edhe 22 mijë litra naftë të dyshuar si kontrabandë.

Dhjetë muaj pas operacionit “Embargo”, me vendim të Gjykatës së Durrësit, Prokuroria ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal që kthen anijen së bashku me naftën e sekuestruar duke kërkuar dhe largimin e saj nga ujërat territoriale shqiptare.

'Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës me vendimin me Nr.780, datë 20.12.2023 ka vendosur kthimin e sendeve të sekuestruara me procesverbalin e datës 24.02.2023, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, anijen "Grace Felix", me flamur Liberian me IMO/MMSI 9391402/636022735, të ankoruar në ujërat territorial të Republikës së Shqipërisë në Radën e Portit Porto Romano Durrës, si dhe sasinë e naftës prej 10ppm, 21'844.660 m/t Air, duke urdhëruar largimin nga territori i Republikës së Shqipërisë.'- thuhet në vendimin e gjykatës.

Organi i akuzës në Durrës nuk mundi të provojë brenda 10 muajve të fundit dyshimet e ngritura për kontrabandë nafte për të cilën u sekuestrua, pavarësisht se u dërguan letërporosi nga në prokuroritë në Greqi, Turqi etj. Autoritetet doganore dhe ato policore dyshuan se nafta është me origjinë nga Rusia, ndërsa kishte dyshime se ngarkesa shoqërohej me dokumente false. 

20 shkurt, u bë i ditur lajmi se 6 milje larg portit të Durrësit prej ditësh ishte bllokuar nga autoritetet, anija çisternë "Grace Felix" me 22 ton naftë kontrabandë në bordin e saj. Anija kishte destinacion "Romano Port" ku do të shkarkonte ngarkesën për llogari të kompanisë shqiptare "Bella Gaz" me pronar Ilir Bellën. 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • konkurenc: 27/12/2023 16:52

    pse kastratit do ti bej konkurenc ky .....

    Përgjigju
  • Adriatik: 27/12/2023 13:15

    I moret shpirtin marinareve te shkrete.Kane afer 1 vit qe rrine ne spirance mes detit.

    Përgjigju
  • Hahaha: 27/12/2023 12:54

    Kontrabande jo, thyerje e embargos po...

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/12/2023 11:31

    Hahahhaha….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona