Me një shkresë të shpërndarë për federatat anëtare, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka thirrur më 29 qershor 2024 Asamblenë e Përgjithshme. Një vendim i tillë duket se bie ndesh me përfundimet e CAS në Lozanë, që quajtën të pavlefshëm shkarkimin e ish-presidentit Viron Bezhani dhe zgjedhjen e anëtarëve të komisionit për zgjedhjet e reja në 10 janarin e 2021.
Paçka se CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) në Lozanë e thotë qartë se vendimet e mbledhjes së janarit 2021 nuk njihen, nga ku për rrjedhojë iu hap rruga zgjedhjeve të reja në prillin e 2021 ku u zgjodh president Fidel Ylli, KOKSH vijon të jetë në punë sikur asgjë mos kishte ndodhur dhe të shtunë më 29 qershor në orën 10:00 do zhvillojë Asamblenë e Përgjithshme.
Sipas njoftimit për mediet, fjalën hapëse do e mbajë kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, i cili do flasë mbi aktivitetet e instituiconit që drejton për vitin 2023.
Njoftimi i KOKSH për anëtarët i cili mban datën 18 qershor 2024 dhe me numër protokolli 195/1.