Njerëzit e krimit kanë kanosur dhe kërcënuar si kurrë më parë prokurorët dhe gjyqtarët, gjatë vitit 2020, për shkak të detyrës. 25 gjyqtarë dhe prokurorë kanë kërkuar të merren në mbrojtje nga policia gjatë vitit të kaluar, pasi janë ndier të kërcënuar me jetë, si dhe kanë shprehur pasiguri për familjen dhe pasurinë, për shkak të dosjeve. Gjatë vitit 2020, në komisionin për mbrojtjen e gjyqtarëve pranë KLGJ-së janë paraqitur tre kërkesa, një për zgjatje të afatit të mbrojtjes së veçantë dhe dy kërkesa për mbrojtje të veçantë. Komisioni ka pranuar një kërkesë për zgjatje të afatit të mbrojtjes si dhe ka refuzuar kërkesa e dy gjyqtarëve të tjerë.
Ndërkaq, në komisionin për mbrojtjen e prokurorëve pranë KLP-së, gjatë vitit 2020, 22 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të veçantë nga policia. Komisioni ka pranuar 21 kërkesa për marrjen në mbrojtje të 21 prokurorëve, duke konstatuar praninë e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën dhe familjen e prokurorëve në fjalë. Në një rast, çështja është zgjidhur me mirëkuptim, pasi është vlerësuar se rrethanat dhe situata nuk ishte serioze. Të dhënat pasqyrohen në raportet vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në raporte konstatohet se më të kërcënuar janë prokurorët, për shkak të hetimeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Numri i madh i prokurorëve që kanë kërkuar mbrojtje nga shtetit, katër herë më i lartë se sa në vitin 2019, ka alarmuar edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili kërkon nga Kuvendi të marrë masa të zbutur këtë fenomen. Në total, gjatë viteve 2019-2010, sipas raporteve të KLGJ-KLP janë marrë në mbrojte nga policia 35 gjyqtarë dhe prokurorë për shkak të kërcënimeve dhe rrezikut për jetën, kryesisht nga segmentet e krimit.
Raporti i KLGJ për mbrojtjen e gjyqtarëve
Raporti i KLP për mbrojtjen e prokurorëve
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.1%
-
Jo
4.7%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 6187
Lajme të tjera
-
'Më pa Zoti dhe Kuvendi': Kreu i KLP bën ironi dhe aludime gjatë përballjes në Kolegj
29 Prill, 21:49
-
I vunë tritol banesës, merret në mbrojtje për 6 muaj gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj e familja e tij! Video kur u vendos eksplozivi e shpërthimi
29 Prill, 14:05
-
Kreu i KLP përballë vetingut në KPA-së, e ankimoi Komisioneri Publik: T'i ndalohet emërimi në drejtësi për 15 vite! Balla: Ankimim nga tavolina
29 Prill, 11:02
-
KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti
18 Prill, 20:17
-
Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagon për sulmin e Metës ndaj kreut të SPAK: Dënojmë çdo veprim fyes dhe intimidues ndaj prokurorëve
16 Prill, 19:44
-
Kreu i SPAK raporton ne KLP, Dumani: Institucionet shtetërore s' po raportojnë rastet e korrupsionit: Referimet me tendencë të fortë rënie
4 Prill, 10:02
-
Deklaratat e Berishës kundër Irena Gjokës, KLGJ: Gjyqtarja po sulmohet për shkak të detyrës! Synohet ndikimi në vendimet e saj
4 Mars, 15:07
-
Drejtuesin e Prokurorisë së Dibrës e shkarkoi vetingu, KLP mblidhet urgjent e cakton zëvendësuesin
27 Shkurt, 13:53
-
Në hetim për kallëzim të rremë, KLGJ pezullon gjyqtaren Arnisa Këlliçi! Denoncoi se u kërcënua me jetën e fëmijëve, Prokuroria: Letrën e shkroi vetë
7 Shkurt, 13:36
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi/ Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulletit që i dha Shkëlzenit 350 mijë €
30 Janar, 18:55
-
DOKUMENTI/ 'Jam kërcënuar me jetë', gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi i kërkon mbrojtje KLGJ pasi merr letrën anonime: Përmenden edhe fëmijët e mi
20 Janar, 20:00
-
EKSKLUZIVE/ Përgënjeshtrohet Sali Berisha, dokumentet që rrëzojnë akuzat se Arben Kraja ka qenë sigurims! Autoriteti i Dosjeve: I pastër
27 Dhjetor 2023, 11:57
Po ta marresh holle holle nuk mund ta quajme kanosje por anasjelltas, GJOBEVENIJE nga ana e sistemit gjyqesor sepse ne 90% te rasteve behen pazare mbi masat e sigurise dhe denimet. Per statistike ja vlen te kontrollohen denimet e pjeses se "fakirave" dhe pjeses se atyre qe bejne pjese tek bota e krimit me te ardhura te majme. Pra sistemi i drejtesise nuk eshte i kalbur perkundrazi funksjonon ne menyre perfekte per zhvatje
PërgjigjuHa ha ha .Kush i kercenon keta mor aman ,keta jane pale me krimin .Edhe kur hetojne me shume bejne rolin e avokatit se te prokurorit.Keta shume shume i kercenon ndonje qe i ka premtuar ta liroje nga akuzat edhe nuk e ka mbajt llafin se ska nga tia mbaje .
Përgjigju