Dokumenti/Muharem Rama mundi
Sherefedin Shehun në shtëpinë e tij

Dokumenti/Muharem Rama mundi<br />Sherefedin Shehun në shtëpinë e tij
Kandidati i ASHE-së, Muharem Rama ka marrë një fitore bindëse sot në Dibër.
 
Me një diferencë prej 4 160 votash ndaj kandidatit Shehu, nga sot Rama është (dhe pse duhet të certifikohet rezultati nga KQZ) kryebashkiaku i ri i Dibrës.
 
Por në mesin e mijëra votave që Rama mori, ato që bien në sy janë 2 fakte interesante që flasin shumë edhe për rezultatin në tërësi dhe dominimin e frikshëm të kandidatit të majtë.
 
Së pari, Rama ka fituar në të gjitha njësitë administrative dhe ka humbur vetëm atë të Kalasë së Dodës, ku PS në 2015 kishte fituar me 6 vota plus, ndërsa sot humbi me 110 vota. Fakt domethënës i besimit të qytetarëve dibranë kundrejt koalicionit të majtë.
 
Fakti i dytë dhe më domethënësi është humbja e kandidatit Shehu në “shtëpinë” e tij, në Sllovë. Shehu i cili është lindur në Sllovë kishte pritshmëri të larta për këtë zonë, por siç duket edhe në procesverbal, Rama e ka mundur edhe aty.
 
Siç duket edhe në dokumentin e mëposhtëm, Rama ka dalë me 25 vota në avantazh kundrejt Shehut.

dokumenti
(Rezultatet në njësinë administrative Sllovë, vendlindja e Shehut)
 
Kësisoj, përpos gjithë zhurmës e zbritjes masive të PD me të gjitha mjetet në Dibër, vota e dibranëve është e tillë që nuk të lë vend për asnjë debat.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?