Dokumenti/ Parashikohen tre
ndërtime në parkun e Butrintit

Dokumenti/ Parashikohen tre<br />ndërtime në parkun e Butrintit<br>
Ministria e Kulturës ka njoftuar UNESCO-n vetëm pasi ka plasur skandali i ndërtimit në Parkun Arkeologjik të Butrintit. Ministria u ka shpërndarë deputetëve një material elektronik, i cili sipas saj është informimi që i ka bërë prej kohësh UNESCO-s.

Por nga verifikimi që “Shqiptarja.com” i ka bërë versionit elektronik të dokumentit që ka hartuar ministria del se ky dokument është kr­ijuar më datë 5 tetor, pra tre ditë pasi Report TV publikoi pamjet skandaloze të ndërtimit të qendrës multi-funksionale.

Kjo hedh poshtë versionin e parë të min­istres Kumbaro, që fliste për një njoftim dhe leje paraprake nga UNESCO për këtë ndërtim. Gjithashtu ky dokument ishte përditësuar më datë 11 tetor pra ditën e djeshme kur ministra doli para komisionit. Nuk dihet se cila është dita e saktë e nisjes së këtij dokumenti tek UNESCO.

DEBATI NË KOMISION
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka pranuar se UNESCO-n nuk e ka pye­tur për çdo projekt, ndërsa për çështjen konkrete, atë të punimeve të brendësi të parkut, tha se i është drejtuar për marrje mendimi këtij institucioni për mbrojtjen e vlerave antike, pasi çështja është bërë publike në media. “UNESCO nuk aprovon projekte në sitet arkeolog­jike në të gjithë botën. Nëse UNESCO ka pyetje bën, nëse nuk ka pyetje s’bën. Komunikuam drejt­përdrejt me zyrën e UNESCO në Paris. Ne nuk kemi detyrim t’i dërgojmë UNESCO-s për çdo projekt. Raporti i është dërguar UNESCO-s, ia kemi dërguar edhe me e-mail në anglisht pas publikimit të debatit”, tha Kumbaro.

FIRMAT JO EKSPERTE RESTAURIMI
Restaurimi nga dy firma private përbën shkelje të ligjit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Sipas nenit 17 të këtij ligji, restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve kulturore e bëjnë vetëm institucionet shtetërore. Ndërsa në ras­tin konkret, kjo i është lënë dy firmave private, kuptohet do jenë pikërisht këto biznese private që do shfrytëzojnë për biznes hapësirën ku po ndërtohet aktual­isht. Agi Kons shpk dhe Hako shpk nuk kanë asnjë lidhje me restaurimet. E para është firmë ndërtuese pallatesh, ndërsa e dyta ka si objekt parësor prodhimin e sallameve.

TRE NDËRTIME
Sipas projektit që ka nisur ministria në UNESCO del se veç qendrës multifun­skionale do të ndërtohen edhe dy objekte të tjera. Do të ndërtohet një qendër për shitje të suvenirëve si dhe një pikë që do ketë tualete publike. Të gjitha këto ndërtime do të jenë brenda mureve të parkut. Po kështu ndërtimi që po bëhet tani dhe që ministria thotë që është qendër multifunksionale në dokument quhet “coffe-shop” pra kafe-bar.





 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja