Dokumenti, Shkëlzeni mori
200 mijë € nga Ismail Mulleti

Dokumenti, Shkëlzeni mori<br />200 mijë € nga Ismail Mulleti
Shkëlzen Berisha ka refuzuar për herë të tretë që të dëshmojë në komisionin hetimor për çështjen CEZ që ka ngritur shumica.
 
Djali i ish-kryeministrit nuk ka pranuar që të betohet përsa kohë kryetar është Taulant Balla, pasi sipas tij ka konflikt interesi, pasi është i dënuar nga gjykata për shpifje.
 
Pas debateve dhe ofendimeve, kryetari i Komisionit Hetimor i ka kërkuar Gardës së Republikës që të nxjerrin jashtë djalin e ish-kryeministrit, ndërsa theksoi se do të do të paditet për fyerje të institucioneve, faktin që nuk u betua dhe për evazion fiskal, pasi nuk ka paguar taksat për një transfertë 200 mijë euro, ndërsa nuk do të thërritet më në komision.
  
Kryetari i Komisionit Hetimor deklaroi se disponon transaksionin e datës 22 qershor 2009 kur në llogaritë e Shkëlzen Berishës kanë kaluar 200 mijë euro nga Ismail Mulleti.
 
"Kemi prova për evazion fiskal, do t'i kërkojmë prokurorisë hetim edhe për mos dhënien e dëshmisë sikur parashikohet në kodin penal dhe në kodin e procedurës penale.
 
Vetëm në një ditë ky dëshmitar në datën 22 qershor 2009 ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti, kemi transaksionin.
 
Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro pagesë komision për blerjen e tokave në fshatin Rinia në Durrës, 57 mijë m2 tokë, a thua ka pasur prona të babait në rrethin e Durrësit dhe ky i ka marrë shpërblimin për tokën që ka shitur.
 
Shkëlzen Berisha na paska shërbyer si sekser i shitjes së pronave dhe në dy raste, ka fituar 350 mijë Euro ose e thënë 500 milionë lekë vetëm se na paska shërbyer si ndërmjetës.
 
Të dali një sekser tjetër që të thotë se ka fituar sa Berisha në dy transkansione
" tha Balla.

Por Berisha u kundërpërgjigj duke thënë se transferta ka qenë e ligjshme dhe se janë paguar taksat të gjitha sipas ligjit.

"Para 10 vitesh kam pasur një kontratë për shit blerjen e një prone, një vit para se paratë të vinin në llogarinë time, ekziston një kontratë në 2008.
 
Paratë kanë ardhur brenda afateve kohore, tatim fitimi është mbajtur në burim dhe kjo është e vërteta
" tha ai.
dokumenti shkelzeni ismail mulleti
 Faksimilja e transaksionit të 200 mijë eurove nga Ismail Mulleti te Shkëlzen Berisha
Komisioni vendosi të mos thërrasë më asnjë prej dëshmitarëve Shkëlzen Berisha, i cili nuk betohet, Ismail Mulleti të cilit nuk iu gjet adresë dhe as Nuel Kalaj, i zhdukur në drejtim të paditur të cilin sipas policisë nuk ia di as gruaja.
 
Por brenda marsit e gjithë dosja me shkeljet e gjetura nga komisioni në privatizimin e OSSH tek CEZ, dhe roli i Shkëlzen Berishës në këtë histori do të dërgohen në prokurori.
 
Berisha i ri do të për përgjigjet në prokurori për mos kryerjen e betimit si dhe transaksionet mes tij dhe Ismail Mulletit, biznesmenit të përfolur për skandalin e Panamasë.

Kush është Ismail Mulleti
Komisioni hetimor për CEZ deklaron se ka dyshime se kjo transferte mund të ketë lidhje me shumën e tërhequr cash nga Nue Nik Kalaj (7 milionë euro) vetëm 6 ditë më parë në një bankë tjetër.
 
Në llogaritë e shtetasit Shkëlzen Berisha, të cilat po hetohen nga Komisioni Hetimor ka edhe transferta të tjera në vlera të mëdha.
 
Për këtë qëllim po hetohet edhe shtetasi Ismail Mulleti, person i cili ka kryer transferta në drejtim të Shkëlzen Berishës.
 
Komisioni kujton se Ismail Mulleti është një ndër shtetasit shqiptar të përfshirë në skandalin "Panama Papers".

Deklarata për mediat
Shkëlzen Berisha: 200 mijë eurot i mora për konsulencë
Pas daljes nga komisioni hetimor i CEZ, Shkëlzen Berisha është shprehur se nuk do të dëshmojë përsa kohë kryetar do të jetë Taulant Balla.
 
Ndërsa për akuzat e Ballës për transaksionin 200 mijë Euro nga Ismail Mulleti në llogarinë e Berishës, Shkëlzeni e pranoi, por tha se ka pasur një kontratë për shit blerjen e një prone dhe se taksat janë paguar.
 
"Para 10 vitesh kam pasur një kontratë për shit blerjen e një prone, një vit para se paratë të vinin në llogarinë time, ekziston një kontratë në 2008.
 
Paratë kanë ardhur brenda afateve kohore, tatim fitimi është mbajtur në burim dhe kjo është e vërteta" tha ai.



Intervista e plotë e Berishës

Pse nuk e bëtë betimin?
Thirrja ime për herë të 4 është teatër politik nga Edi Rama. Kam ngritur një padi ligjore dhe kam ardhur këtu për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe kam pasur vetëm një kërkesë që komisioni të mos drejtohet nga  Balla.
 
Përgjigja për kërkesën time ka qenë një shkelje e vazhdueshme. Konkretisht, Balla e drejton komisionin në shkelje të ligjit, pasi është në konflikt interesi, më ka paragjykuar.
 
E cilësoi të rrëzuar kërkesën time pa e hedhur fare në votim, u tërhoq, pasi nuk e mbështetën edhe kolegët e tij.
 
Ky është një tetar i Ramës, pasi këtë komision sipas tij duhet ta drejtojë Balla është provokim.
 
Prezenca e Ballës e bën të pavlefshëm këtë votim, pasi pjesëmarrja e tij ka siguruar kuorum.
 
Kam ardhur gjithmonë për të dhënë dëshminë. Balla bën palacon e Ramës, pasi ai e mbron atë.
 
I jam drejtuar rrugës ligjore, sikur e kam bërë deri tani.

 
A jeni në dijeni se do të ngrihet një padi ndaj jush?
Kjo është një gënjeshtër, pasi doli bllof herën e parë. Asnjë argument që jam mik me Nuel Kalaj, pastaj nxorën shpifje që kam udhëtuar në Pragë, u detyruan ta lënë, ndërsa tani kanë nxjerrë tjetrën që nuk kam paguar taksat.
 
Por unë kam një dokument që kam paguar taksat, ai atje lart jeton si shpifës, nuk ka asnjë cilësi tjetër.
 
Unë kam deklaratë nga tatimet që janë paguar të gjitha taksat, pasi të vërtetohet edhe kjo do të dëgjoni tjetër gënjeshtër të radhës.
 
Sa taksa ka paguar Edi Rama për miliona euro dhe banesën e tij në Surrel, kërkon të mbulojë pallatin e gruas së tij në mes të Tiranës pa asnjë fatura, me para të pista.
 
SHumë qytetarëve u janë sekuestruar pronat, por për gruan e tij nuk ekziston.
 
Fakte të tjera pritet të dalin në dritë, dalja në kufi e vëllait të Edi Ramës me makinën e Genci Xhixhës, prandaj ai nuk u kap.

 
Rama kërkon që të mbulojë edhe listat e tij të deputetëve që janë më keq se të Camorrës.
 
A do të shkoni më në komision?
Asnjëherë nuk kam refuzuar asnjë pyetje, por nuk jam dëshmi përballë një shpifësi.
 
Me zotin Mulleti cfarë lidhje keni?
Komisioni hidhet nga një degë në tjetrën, para 10 vitesh kamë një kontratë për shit blerjen e një prone, një vit para se paratë të vinin në llogarinë time, ekziston një kontratë në 2008. Paratë kanë ardhur brenda afateve kohore, tatim fitimi është mbajtur në burim dhe kjo është e vërteta.
 
Cfarë pune bëni, pasi akuzoheni si i papuni milioner?
Kam kompani për konsulencë ligjore, një formë tjetër e aktivitetit im ka qenë edhe ndërmjetësi. Të gjitha burimet e mia janë të deklaruara në ILDKP, mjafton që të kërkoni në ILDKP.
 
Do të dëshmoni më para komisionit?
Jam i gatshëm që të dëshmoj para cdo komisioni dhe gjykate. Nuk i shmangem, vetëm të heqin Ballën.
 
Balla pretendon që kërkesa është hedhur në votim?
Do ti drejtohem gjykatës për procedurën e ndjekur.
 
Deklarata e Taulant Ballës
Balla: Shkëlzen mori 500 mln lekë si sekser pronash, hetim se refuzoi betimin
Taulant Balla pas përfundimit të komisionit deklaroi se Shkëlzen Berisha nuk do të thërritet më për të dëshmuar, ndërsa i kërkon prokurorisë që të hetojë djalin e ish-kryeministrit për refuzimin e betimit dhe për evazion fiskal.
 
Balla publikoi një dokumentet sipas të tij, Shkëlzen Berisha ka përfituar 200 mijë Euro nga Ismail Mulleti me arsyetimin e negocimit për shit blerjen e një tokë në Durrës.
 
Balla theksoi se për dy konsulenca, Shkëlzen Berisha ka përfituar 350 mijë euro dhe nuk ka paguar asnjë taksë.

Intervista e plotë e Taulant Ballës
Kemi prova për evazion fiskal, do t'i kërkojmë prokurorisë veprën penal të mos dhënies së dëshmisë sikur parashikohet në kodin penal dhe në kodin e procedurës penale.
 
Këta persona janë mësuar të mos thirren dhe të caktojnë vetë gjyqtarët dhe prokurorët.
 
Shkëlzen Berisha na paska shërbyer si sekser i shitjes së pronave dhe në të dyja rastet, ka fituar 350 mijë Euro ose e thënë 500 milionë lekë vetëm se na paska shërbyer si ndërmjetës.
 
Të dali një sekser tjetër që të thotë se ka fituar sa Berisha në dy transkansione.

 
Si do të veprohet?
Ne kemi vërtetuar që Kalaj në 16. 06.2009 tërhoqi 6.8 mln euro cash nga një bankë e nivelit të dytë.
 
Na rezulton se Kalaj ka pasur lidhje me Sali Berishën dhe djalin e tij, ne kemi futur në një proces llogaritë dhe na rezulton se Shkëlzen Berisha ka marrë 6 ditë më pas një transfertë 200 mijë euro.
 
Shkëlzen Berisha duhet ta sqaronte në komision gjithë transaksionin nëse ka lidhje apo jo, komisioni do të vazhdojë.
 
Kur njerëzit të shikojnë Shkëzenin në protestë ta pyesin si fitoi 200 mijë në një protestë dhe të marri mësime nga ky.
 
Nuk do ta bëj dot më në komision, pasi nuk mund të kthehet në një tetar banal të përdhosjes nga fodullëku i biri i babait pas herë së tretë radhazi.
 
Kemi administruar prova të pakundërshtueshme. Ne nuk do ta thërrasim më Shkëlzen Berishën, as Nuel Kalajn, pasi duket se ka një marrëveshje për të mos dëshmuar.

Shkëlzen Berisha ka fituar 350 mijë euro për dy negocime, tani do të jetë i detyruar ta bëjë në prokurori dhe në SPAK.
 
Kemi marrë nga tatimet konfirmimin që ka paguar zero lekë. Tani të hetohet. Këto cështje nuk do ti zerë pluhuri, por do të hetohen menjëherë.
 
Do të ishte mirë që deputetët e opozitës të ishin në Kuvend, pas një jave nga miratimi i komisionit do të prezantohet në Kuvend dhe me vota të parlamentit kjo dosje do ti shkojë prokurorisë për të vlerësuar nëse përbëjnë elementë të veprës penale.
 
Aty nuk do të bëjë teatër, por do të përgjigjet si çeçua. Edhe Berisha u betua se nuk do të vinte, por erdhi me një këmbë, si ky tjetri tani.
 
Prandaj këta janë kundër Vettingut, pasi më parë i kanë emëruar vetë.



Ora 18:10 Nis Komisionin Hetimor
Nis komisioni, opozita nuk është e pranishme pas bojkotit që ka vendosur.
 
Taulant Balla: Seancë dëgjimore për Nuel Kalaj. Policia ka njoftuar se Nuel Kalaj nuk është gjetur në banesë, u kontrollua te vjehrri dhe dyqani i gruas, por nuk u gjet.
 
Kërkesa iu dorëzua gruas, por ajo deklaroi se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij. Është njoftuar në kufi dhe në të gjithë vendin për gjetjen dhe arrestimin e tij.
 
Ai nuk pranon që të dëgjmojë para komisionit, në fund do të marrim një vendim për dëshminë e tij.
 
Seancë me Ismail Mulletin, por nuk kemi mundur që të identifikojmë adresën. Komisioni ka arritur të sigurojë përmes bankave llogari nga ky i fundit të Shkëlzen Berisha.
 
Tani do të fillojmë me Shkëlzen Berishën, në dy herët e tjera nuk ka pranuar që të bëjë betimin prandaj jemi të detyruar sipas ligjit që dëshmitari të bëjë betimin.

Nëse rast se nuk e bën dëshmia e tij është e pavlefshme dhe ky nuk është rasti për të bërë teatër.
 
Shkëlzen Berisha: I nderuar kryetar në një nga mbledhjet e fundit kam kërkuar përjashtimin e kryetarit. Jam njohur që keni rrëzuar kërkesën, nuk më është vendosur asnjë vendim në dispozicion.
 
Kërkoj të më jepni vendimin me shkrim të kërkesës që keni rrëzuar, i cili është marrë në kundërshtim me ligjin.
 
Taulant Balla: Mbyllja mikrofonin, e drejtoj unë mbledhjen, pasi e di që ke ardhur të bësh teatër.
 
Berisha: Ti vazhdo teatrin, je i dënuar?
 
Balla:
Ky dëshmitar ka frikë nga drejtësia. Kur të bëhet Vetting...
 
Balla:
Mbylle atë, do ta bësh betimin. Ti ke ardhur për të bërë teatrin e radhës.
 
Balla: Ka ardhur kohë që të bëhet drejtësi në këtë vend edhe për ty dhe babain tënd. Meqë nuk do ta bësh betimin, largohu nga ky komision.
 
Balla: Ju lutem garda bëni shoqërimin e këtij jashtë, do të paditet për fyerje të institucioneve. Vazhdo përjashta...

Shkëlzen Berisha: Je shpifës, do përfundosh si Prenga dhe Ndoka edhe ti.

Largohet nga komisioni Shkëlzen Berisha nga komisioni hetimor

Balla: Seanca e sotme tregon sa i rëndësishëm është Vettingu, pasi ky dhe babai i tij janë mësuar të caktojnë gjyqtarët dhe të bëjnë si të duam.
 
Ky komision nuk ka dyshime që Nue Kalaj ka pasur lidhje, sepse kemi edhe prova filmike.
 
Një provë shumë e rëndësishme që e lidh këtë person me pagesat e dyshimta.
 
Banka e nivelit të dytë e cila na ka sjellë transaksionin të ardhura në llogaritë e Shkëlzen Berishës, që nuk ka paguar asnjë taksë.
 
Vetëm në një ditë ky dëshmitar në datën 22 qershor 2009 ky person ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti, kemi transaksionin, prandaj nuk përgjigjet dhe fshihet ky person, pas një palo vendimi të një gjyqtari të emëruar nga babai, por që nuk ka lidhje me këtë cështje.

Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro pagesë komision për blerjen e tokave në fshatin Rinia në Durrës, a thua ka pasur prona të babait në rrethin e Durrësit dhe ky i ka marrë shpërblimin për tokën që ka shitur.
 
Iu bëj thirrje të gjithëve që të ruajmë qetësinë.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë