Dokumenti/ Shqipëria 10 vite
pa kufij, ja kush e ‘zhveshi’

Dokumenti/ Shqipëria 10 vite<br />pa kufij, ja kush e ‘zhveshi’<br /><br>
Polemikat nëse duhet apo autorizuar nisja e negociatave me Greqinë për rivendosjen e kufirit detar, kanë përfshirë prej disa javësh politikën shqiptare. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë ka nisur të artikulohet nga autoritetet e Brukselit edhe si një kusht shtesë për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE. Një marrëveshje e re me Greqinë bëhet edhe më e domosdoshme dhe emergjente nga fakti se Shqipëria prej 10 vitesh nuk ka kufij shtetëror. Për t’i hapur rrugë paktit të 2009 me Greqinë, qeveria ‘Berisha’ dhe Parlamenti i dominuar nga Partia Demokratike, më 24 janar të vitit 2008, shfuqizoi ligjin nr. 8771 datë 19.4.2001 për kufirin shtetëror të Shqipërisë, duke rrëzuar kufijtë detar me Greqinë dhe Malin e Zi.

Një vit më vonë, qeveria dhe Parlamenti miratuan paktin e famshëm me Greqinë, i rrëzuar më pas nga Gjykatat Kushtetuese si në kundërshtim me Kushtetutën. Në vitin 2012, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i kërkoi ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit, ndryshimin e ligjit të ri nr. 9861, datë 24.1.2008, i cili kishte rrëzuar kufijtë e përcaktuar. “Me shfuqizimin e ligjit 8771 të vitit 2001, në tërësi dhe në mënyrë të veçantë shfuqizimin e nenit 3 të tij, Shqipëria ka humbur vijën ndarëse të ujërave territoriale, koordinatat e të cilës përcaktoheshin nga ky nen”, thuhet në kërkesën e PS.

Amendamenti i PS nuk u pranuar pasi siç rezultoi më vonë, ish-kryeministri Sali Berisha kishte urdhëruar ngritjen e një grupi negociator për negocimin e një marrëveshje të re me Greqinë. Mungesa e kufirit detar me Greqinë është pohuar edhe nga përfaqësuesit e Kuvendit, Kryeministrisë, Ministrisë se Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes kur mbrojtën paktin detar me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese, kur në fakt ligji ishte shfuqizuar me votë nga vetë PD në vitin 2008.

Ndërkaq, ligji i ri i për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, ka vetëm një nen për çështjen e kufirit, pasi merret vetëm me kontrollin e tij. Në nenin tre të ligjit thuhet se kufiri shtetëror i RSH është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi si dhe traktateve dypalëshe apo shumëpalëshe të lidhura me vendet e tjera. Edhe ky nen është abuziv, pasi në fakt një pjesë e kufirit shtetëror ka rënë po me këtë ligj.

Si ishte përcaktuar kufiri
Ligji nr. 8771, datë 19.4.2001, për kufirin shtetëror, i shfuqizuar në 2008, parashikonte që ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Ky perimetër u shkal me marrëveshjen e 2009, por që më pas u rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Politikanët që 10 vite më parë kanë rrëzuar me ligj të gjithë përcaktimin e kufijve detarë me Greqinë, sot akuzojnë palën në pushtet për tradhëti si dhe anëtarët e gripit negociator i konsiderojnë spiunë.

1. Ligji i Nr. 8771, datë 19.4.2001 për kufirin shtetëror, i rrëzuan në 2008
Neni 3

Ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme

1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

2. Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit
Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.

2. Ligji  Nr. 9861, datë 24.1.2008 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror
Neni 3

Kufiri shtetëror

Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara nga Kuvendi, si dhe të traktateve, dypalëshe ose shumëpalëshe, të lidhura me vendet e tjera.

3. Nisma e PS për ndryshimin e ligjit në 2012
Lënda: Nismë për projektligj

Drejtuar: Znj. Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Bazuar në nenin 81, pika 1 të Kushtetutës dhe 68 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetesh nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, depoziton  për shqyrtim dhe miratim në Kuvend projektligjin për një ndryshim në ligjin 9861, date 24.01.2008  “për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Projektligji është hartuar në mbështetje të neneve 78, dhe 83,  të Kushtetutës. Bashkëlidhur janë teksti i projektligjit dhe relacioni shoqërues i tij.  

Kuvendi i republikës së Shqipërisë vendosi :

Në ligjin 9861, datë 24.01.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Neni 3 ndryshon si vijon:“...2.  Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj në një gjerësi prej 12 miljesh....”.

ps per ligjin 1

ps per ligjin 1

ps per ligjin 1

ps per ligjin 1



ps per ligjin 1


Propozimi i PS për ndryshimin e ligjit të 2008 për rikthimin e kufirit detar me Greqinë

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës zhvillim historik! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës zhvillim historik! Debati për listat? Nuk është tagri im