Këshilli Europian ka bërë publike konkluzionet e takimit të djeshëm, sa i përket negociatave me Shqipërinë të cilat do të hapen në qershor të vitit të ardhshëm pas dakordësisë së 28 shteteve të BE-së në datë 26 qershor.
Siç shihet në pikën 24 të KE ka miratuar konkluzionet mbi zgjerimin dhe stabilizimin të miratuar nga Këshilli dy ditë më parë. “Këshilli Europian miraton konkluzionet mbi zgjerimin, stabilizimin dhe Procesi i Asocimit i miratuar nga Këshilli më 26 qershor 2018.”, thuhet në pikën 24 të konkluzioneve të KE.
Me këtë miratim, bien poshtë edhe argumentat e opozitës shqiptare se do të diskutohej sërish vitin e ardhshëm për Shqipërinë çelja e negociatave.
Kujtojmë se opozita më herët ka deklaruar se BE edhe pas një viti do të shohë nga fillimi procesin e çeljes së negociatave. Por pika 24 e rrëzon këtë pretendim, pasi sipas tij është miratuar atë që u vendos në datë 26, pra çelja e negociatave në qershor të 2019-ës./Lexo.al
(Pika 24 e konkluzioneve të Këshillit Europian)