Aktori Vedat Bajrami, i cili u rendit i dyti në finalen e “Big Brother VIP Kosova”, siç duket nuk ka rënë dakord me fitoren e Stresit.
Vedati publikoi një sondazh online të Klan Kosova (theksojmë se fituesi i zgjodh me televotim, jo me sondazhe online) ku shihet se ai ka grumbulluar 40% të votave, i ndjekur nga Artani me 28%, Juliana me 16%, Stresi me 10% dhe Mbresa me 4%.
“I popullit jam dhe do mbetem gjithmonë në zemrat e tyre,” shkruan Bajrami.
Më tej, ai ripostoi edhe komente të njerëzve të tjerë, sipas të cilëve, aktori është fituesi i vërtetë i popullit.