Doli me biçikletë dhe u zhduk! Kunati i 40-vjeçarit shkodran: Nëse na dëgjon, kthehu në shtëpi, të presim krahëhapur

Andi Lekaj, 40-vjeç, banues në zonën Dudas të Shkodrës, u largua pasditen e së enjtes të një jave më parë, duke humbur çdo kontakt me të afërmit e tij. Emisioni 'pa Gjurmë' në Report Tv, trajtoi sot historinë e 40-vjeçarit nga Shkodra të humbur prej 8 ditësh, duke kërkuar informacione të vlefshme për t'i dhënë një lajm të gëzuar familjarëve të tij.

Me vete ka marrë vetëm kartën e identitetit dhe një aparat celulari, por ai del i fikur që prej ditës kur ai u zhduk.  Andi u largua me biçikletën e tij, e cila rezulton e zhdukur bashkë me të. Ai jetonte i vetëm dhe për këtë arsye nuk njoftoi askënd kur u largua.

"Në shtëpi i gjeta pasaportën, por jo kartën e identitetit. Kemi kontrolluar në banesë dhe nuk kemi gjetur asnjë lektër, që të besojmë se është larguar me vetëdije. Kemi bërë edhe denoncimin në policinë e Shkodrës. Nëse na dëgjon të bëjë të gjithë përpjekjet dhe të kthehet në shtëpi, të gjithë e presin krahëhapur. Besojmë gjërat më të lehta, që ndoshta është futur në një rrugë pa krye dhe ndoshta nuk i ka dhënë dum, sepse nuk ka ikur asnjëherë nga shtëpia", tha në një lidhje direkte me studion nga Shkodra, kunati i Lekajt.

Sipas informacioneve të marra, një ditë para se të zhdukej, Andin e kanë parë në Shirokë, ndërsa ditën që u largua, pra të enjten, e kanë parë në Oblig, rrugës për në pikën kufitare të Muriqanit.

Familjarët kanë bërë menjëherë denoncimin në polici, por Andi Lekaj, sipas sistemit TIMS, nuk rezulton të ketë kaluar kufirin në mënyrë të ligjshme. Dyshimet janë se ai të ketë kaluar kufirin në mënyrë ilegale, duke i shpëtuar policisë.

Andi Lekaj, atë ditë kishte veshur një palë xhinse dhe një këmishë të bardhë. Është i  gjatë 170 cm, me flokë kaçurrela, te zeza  me trup të dobët. Kjo është hera e parë që Andi largohet nga shtëpia në këtë mënyrë, pa lënë asnjë gjurmë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë