Doli në koncertin "Tre tenorët": Këtu
do sjell Vjenën, atje çova Shqipërinë 

Doli në koncertin do sjell Vjenën, atje çova Shqipërinë ">
Tashmë i kthyer në traditë koncerti “Tre tenorët” vjen  për të 14-in vit radhazi në Pallatin e Kongreseve me risi dhe zëra brilant për të paraqitur muzikën klasike. Për të zbuluar detaje më të shumta rreth këtij koncerti  të veçantë në studion e emisionit “Rreze Dielli” ishte i ftuar producenti I këtij koncerti Edmond Tullumani.  Këtë vit risia sipas Tullumanit do të jetë performanca e tre tenorëve me origjinë kosovare të cilët artin e tyre e shpërfaqin në skena të mëdha botërore.

“Po ju them me bindje  se ne shqiptarët kemi vërtetë talente. I pari që vjen edicionin e 14-të të “Tre tenorëve”  është Ramë Lahaj, ai këndon në skena mjaft të njohura si në  Berlin, Itali, Sidnei. Ai është një  tenor i ri me karierrë brilante dhe zë të mrekulleshëm,  e sigurt që do të  arrijë majat. Tenori i dytë është Faik Hondozi, i cili  vjen nga Vjena është një tenor me timbër të bukur  me zë brilant ka bërë mësim me Plaçido Domingon dhe punon në Operën e Vjenës.

rreze dielli


Tenori i tretë  është Liridon Sadriu i cili  ka një timbër fantastik madje kur  e kam dëgjuar më ka kujtuar Gaqo Çakon,”-është shprehur Tullumani gjatë intervistës. Por supriza e cila pritet të kulmojë mbrëmjen do të jetë performanca e violinistit kosovar Shkëlzen Doli, i cili bëri që  tingujt e mrekullëshëm shqiptarë të jehojnë në Vjenë.

"Shkëlzen Doli na vjen nga Vjena dhe më ka thënë se kishte shumë dëshirë të ishte në këtë event “Unë dua të vi se jane tre vëllezërit e mi kosovar, dua të vi edhe sepse Shqipëria e ka pritur shumë mirë atë çfarë kam bërë në Vjenë. Në Vjenë solla Shqipërinë në Shqipëri do sjell Austrinë."

Tullamani ka vijuar duke thënë se publiku e ka vlerësuar nga viti në vit këtë koncert  duke mos e ndjekur vetëm intelektualët por edhe publiku i thjeshtë e sidomos të rinjtë. Sipas tij 14 vjet janë shumë dhe janë një pune mjaft intensive, ndërkohë që ky koncert tashmë ka fituar stampën e tij.

Ndër vite në koncertin “Tre tenorët” kanë marrë pjesë emra të njohur si shqiptarë ashtu edhe të huaj. “Një tjetër surprizë është se këtë vit dirigjent është Glen Korteze drejtor i filarmonisë së New York,”u shpreh Tullumani.  Ai nuk la pa përmenduar edhe mungesën e violinistit Ibrahim Madhit i cili ishte drejtor artistik i këtij festivali.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë