Doli për të kërkuar punë dhe nuk u kthye më kurrë/ Nëna apel 26-vjeçarit: Do të kërkoj sa të jem gjallë, të kam rritur me thërrime

TIRANE - Pa Gjurmë ka rikthyer edhe njëherë historinë e Renato Qerimit, 26-vjeçarit nga Skrapari që doli nga shtëpia për të gjetur punë dhe nuk u kthye më kurrë.

Sot Renato është 45-vjeç por prej 19 vitesh familja e tij nuk ka marrë asnjë lajm prej tij. E ftuar në studion e Report Tv nëna e tij tha se e vetmja herë kur ka dërgjuar për të ka qenë para 8 vitesh, kur një afëm e saj e pa në ishullin e Kretës i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Ajo i bëri thirrje të birit përmes ekranit të Report Tv që të kontaktojë me të dhe i premtoi se do vijojë ta kërkojë derisa të jetë gjallë.

"Kërkonte punë. Iku për punë. Tha do dal për punë. I thashë hajde në shtëpi. Iku dhe nuk u kthye më. Shikoja për djalin por nuk ishte në asnjë vend. Ca më thonin se ishte në rrugë, ku ishte parë i lodhur, i mërzitur. Ishte i stresuar se ishte pa punë dhe nuk mundi të fillojë shkollën. Nuk iki dot as në Gjermani. Tha nuk mund të shkoj në shkollë pa lekë.  Kishte qenë edhe më parë emingrant në Greqi por nuk i eci. Kur iku për herë të parë ishte vetëm 17 vjeç. U kthye mbaroi shkollën. Nuk i njoh asnjë shok këtu në Tiranë. Më erdhi një kushërira ime, e cila kishte qenë me dy vajzat në Kretë. Një nga vajzat kishte thirrur Renato, por ai nuk e kishte kthyer kokën, ishte larguar. Kjo ka ndodhur para 7 vitesh. Ato më thanë që ishte Renato. Ishte i shoqëruar me dy persona. 

Djali çfarëdolloj mërie të ketë duhet të lidhet me telefon nëpërmjet televizionit tuaj. Në atë kohë nuk kishim telefon por tani kanë të gjithë. Ai kur dëgjonte emisionin e emigrantëve në televizor thoshte pse largohen ata dhe nuk lajmërojnë. I them Renatos se është bërë edhe dajë, edhe xhaxha. Dua vetëm ta gjej djalin. Dua të di mos e kam të sëmurë, prandaj unë sa të jem gjallë do ta kërkoj se e kam rritur me thërrimet e bukës. Renato të marrë telefonin dhe të lajmërojë dhe unë do vij të flas këtu me Renaton. Unë vajta në gjendjen civile, i them djalit shtëpi kam dhe do të fus në shtëpi. Unë banesën sociale e paguaj. Ujë drita, jam më e rregullta nga të gjithë", u shpreh nëna e Renatos.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë