Dollani: C'më shtyu të përktheja
Munro në shqip

Dollani: C'më shtyu të përktheja<br />Munro në shqip
TIRANE- Pirro Dollani përkthyes i të vetmes vepër të autores kanadeze Alice Munro, që dje u shpall fituese e çmimit Nobel në letërsi për vitin 2013 tregoi sot sesi është njohur me tregimin “Virgjëresha shqiptare”, i cili më vonë, në vitin 2005 është botua në gjuhën shqipe. Në të njëjtin vit ai ka përkthyer nga shqipja në anglisht novelën e Ismail Kadaresë “Ditë kafenesh”, e
cila u publikua në SHBA në një botim shumë luksoz. Dollani që nga viti 1994 jeton në Las Vegas dhe punon në Institutin e Filmit pranë Universitetit të Nevadës.
 
Si u njohët me veprën e Munros dhe në veçanti dhe me tregimin “Virgjëresha shqiptare”?
-Njohja me veprën e Alice Munros ishte si të thuash e tërthortë. Ishin Krishtlindjet e vitit 1999, kur një miku im më dhuroi një vëllim të madh me tregime të shkrimtarit irlandez William Trevor. Pasi mbarova së lexuari librin, shkova në bibliotekë të lexoja diçka tjetër nga ky mjeshtër i tregimit. Në parathënien e një prej librave të tij, më tërhoqi vëmendjen një thënie e një shkrimtare kanadeze që e cilësonte Trevorin “shkrimtarin e shkrimtarëve”.

Cituesja ishte Alice Munro. Pikërisht, ky citim i saj më shtyhu që të tërhiqja edhe një vëllim me “Tregime të Zgjedhura” të Munrosë. Brenda vëllimit ishte edhe “Virgjëresha shqiptare”. Tregimi më befasoi me atë alternim të fantazisë me faktin si edhe me strukturën kompozicionale. Brenda një strukture janë të ndërthurura dy tregime dhe dy rrënimtarë, pa përfshirë edhe zërin e autores. Nëse, do ta përmbledhja me një frazë procesin e njohjes me veprën e saj, duhet them, ashtu siç njihemi veçanërisht me gjërat e bukura: rastësisht!
 
Ku dhe kur është botuar tregimi?
-Virgjëresha shqiptare u botua së pari në shtypin periodik
letrar dhe më vonë u përfshi në përmbledhjen me tregime “Sekrete të Hapura”, 1994, dhe më pas në përmbledhjen me “Tregime të Zgjedhura”, 1996, vëllimi që rastësia e solli në dorën time.
Është me interes të shtoj se në një intervistë ajo shprehet kështu për këtë tregim: “Dikur kam shkruar një tregim rreth Shqipërisë të cilin e kam shumë të preferuar.”
 
Si do të ndjeheshe me një shqiptar fitues?
-Pa diskutim, siç duhet të ndjehet çdo shqiptar: krenar!
S’është nevoja të përsëris atë që prej vitesh përsëritet nga bota intelektuale që Kadareja është padyshim “njëri nga romancierët më të mirë në botë”. Ai nuk pret “kurorën e Nobelit” që të bëhet i njohur, ai është i tillë!  Ndoshta marrja e Nobelit nga Kadareja do t’i rrisë më shumë prestigjin këtij çmimi, sesa vetë Kadaresë.



(Ne foto: Alice Munro)

 Shkrimi u publikua sot (12.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës