Dollenberg për Report Tv: Të gjitha vaksinat, edhe ajo kineze e ruse, janë të efektshme! Efekte anësore të papërfillshme, qytetarët të mos kenë frikë

Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Dollenberg tha se të gjitha vaksinat, përfshirë edhe atë ruse e kineze,  janë të efektshme për të luftuar COVID dhe se qytetarët duhet të heqin dorë nga fikurat e tepruara dhe të bëjnë vaksinën në mënyrë që t’i jepet fund me pandemisë. Në një intervistë për Report Tv, Dollenberg përgëzoi përpjekjet e sigurimit të vaksinave, ndërsa tha se nëse vaksinimi masiv nuk ndërpritet dhe respektohen masa antiCOVID sezoni i verës do të jetë më i lehtësuar.

Ajo tha se nuk ka vaksina me 0 % efekte anësore dhe se lajmet negative që dolën për AstraZeneca se shkakton trombozë i cilësoi shumicën e tyre të pavërteta. Sipas studimeve të bëra në Gjermani, Dollenberg u shpreh se nuk janë gjetur lidhje serioze mes vaksinës AstraZeneca dhe trombozave.

“Lajmet negative për efektet anësore të AstraZeneca nuk janë të vërteta një pjesë e madh e tyre. Kemi një probabilitet 0.05 % për të shfaqur efekte anësore dhe se nuk ka asnjë vaksinë që të ketë o % efekte anësore. Nga hetimet doli se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes vaksinës dhe trombozës, por këto lajme krijojnë pasiguri. Do të përgëzoja Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri që nuk ka ndaluar përpjekjet për të siguruar vaksinën dhe qytetarët që janë vaksinuar të luftojnë duke respektuar masat për t’i dhënë fund pandemisë. Të mos bëhet asnjë reklamë e keqe dhe prishje e imazhit pasi të gjitha janë vaksina që kanë një efikasitet të pranueshëm për t’u mbrojtur nga pandemia përfshirë dhe atë ruse e kineze. Të harrojmë frikërat e tepruara dhe le të ecim para me vaksinimin dhe zbatimin e masave”, tha Dollenberg.

Duke folur për situatën në Gjermani ku autoritete po kërkojnë vendosjen e një shtetrrethimi për shkak të rritjes së infektive dhe viktimave nga COVID, Dollenberg tha se situata është shqetësues dhe se vaksinimi po ecën me ritme tepër të ngadalta. Ajo tha se qëndrimi i gjatë i COVID në popullatë mund të sjellë mutacione të reja që gjithmonë kthehen në rrezik më të madh.

“Vala e tretë e ka mbërthyer Gjermaninë. Me mutacionet e reja të COVID që përhapen shumë herë më shpejt dhe janë më të rrezikshme nga vdekshmëria dhe vaksinimi po ecën shumë herë më ngadalë nga sa duhet të ishte dhe kjo tregon se vala e tretë është po aq e rrezikshme sa në fillimin e pandemisë.

Ngërçi me furnizimin me dozat e nevojshme të vaksinës solli pasoja katastrofale. Gjermania ka në dispozicion një sasi të AstraZenenca por popullata nuk e do për shkak dhe të lajmeve që merren në media. Ata duan Pfizer por ajo është në sasi mjaft të limituar. Sa më shumë që COVID të qëndrojë në popullatë aq më i rrezikshëm bëhet ai pasi pëson mutacione të reja. Nuk jemi shumë optimist pasi pandemia po na bën surpriza të vazhdueshme që nuk i kishim parashikuar”, tha Dollenberg.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI