Dollenberg për Report Tv: Të nisë vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç! Shqipëria të hapë pika vaksinimi të lëvizshme në vendet me shumë njerëz

TIRANË- Mjekja Aurora Dollenberg është e mendimit se Shqipëria duhet të nisë urgjent vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç, njëjtë siç po bëjnë edhe shumë vende të tjera Europiane. Në ndryshim nga Akademia e Shkencave, e cila propozim vaksinimin e fëmijëve që nuk kanë kaluar COVID e që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për Dollenberg duhet të vaksinohen të gjithë, pa përjashtim.

" Të reflektohet si do vazhdohet në vijim, pjesa më e madhe e e shteteve Europiane e kanë vaksinuar 60% të fëmijëve me BionTech, e vetmja vaksinë që duhet marrë te mbi 12-vjec, akoma jemi duke aluduar a duhet marrë po jo. Jam pro vaksinës së fëmijëve, po të më kishin pyetur para 6 muajsh, unë do thoja që jemi të pasigurt sepse numri i të dhënave që kemi pasur nuk ka qenë i mjaftueshëm. Ndërkohë që shumë vende Europiane, kanë marrë vaksinën, saqë kemi mbledhur data të mjaftueshme, që duhet ta marrin vaksinën, e suportojnë shumë mirë. Nuk e kuptoj se çfarë pret Shqipëria. Duhet të vaksinohen të gjithë pa përjashtim, edhe ata që kanë kaluar COVID-in, pasi kalohet ka anti trupa 6 muajsh, dhe pas 6 muajsh fëmija është i pambrojtur, 6 mujori i parë pas vaksinimit duhet të jetë për një dozë vaksinë dhe pas 6 muajsh, doza e dytë dhe kështu jemi 100% të mbrojtur", tha Dollenberg.

Në intervistën për Report Tv, mjekja është shprehur kundër për një dozë të tretë në Shqipëri, kjo jo sepse nuk është e nevojshme, por sepse vendi ynë sipas saj është mbrapa sa i përket vaksinimit masiv.

"Pro për një shtet si Izraeli, që ka 90% të popullsisë, mund bëjnë një dozë të tretë, ndërsa për një vend si Shqipëria ku janë vaksinuar 20% e popullsisë, nuk ka vend për të folur për një dozë të tretë. Ne s'kemi arritur as imunizimin minimal të tufës", tha ajo.

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve janë skeptik për bërjen e vaksinën, pasi teoritë konspirative prevalojnë mbi ato të sjella nga mjekët që i referohen studimeve serioze. Për këtë, Dollenberg thotë duhet të ndihet një metodë ndryshe nga ana e autoriteteve shqiptare për informimin e popullsisë, teksa jep edhe një propozim që mund të ndihmojë në rritjen e % që popullsisë së vaksinuar. 

"Në qytet ka shumë informacion, po në rajone aty ku mjeku shkon një herë në javë apo asnjëherë aty nuk bëhet asnjë punë. Në vendet evropianë është shndërruar vaksinimi lëvizës, shkohet te pacienti, ndërtohet tenda në vendet ku mblidhen të rinjtë njerëzit, që t'ia bësh më tepër praktike. Të bëjmë diçka konkrete, t'i ofrojmë vaksinën po edhe një paketë informacioni ku një mjek familjeje duhet që të marrë kohë 15 minuta me pacientin që ta informojë dhe pacienti të krijojë besimin te mjeku, që nuk do të shesë një vaksinë, por për t'i shërbyer shëndetit", përfundoi mjekja.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nora: 25/09/2021 22:20

    Na qartesoni ne fillim se ca perfaqeson kjo zonja. Apo kaq, eshte mjeke dhe do llafose per kovidin. Dakord, po kush eshte, cfare specialiteti, keekimi shkencor ka bere? Internetin e qajme vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb