TIRANE-Ipeshkvi ndihmës i Dioqezës Tiranë Durrës Dom Arjan Dodaj u shpreh në emisionin 'Pa Protokoll' se besimtarët ngjalljen e Krishtit këtë vit do ta ndjekin përmes medias, pasi në kishë nuk lejohet mesha për shkak se grumbullimet janë të ndaluara për shkak të situatës së koronavirusit. "Kremtimet tona këtë javë kanë qenë dhe vijojnë. Pashka nuk mohohet, Krishti do të ngjallet përsëri. Njerëzit që do ta ndjekin nga rrjetet sociale do të jenë të lidhur. Mund ta bëni shpirtërisht. Kremtimet do të jepen nga media, Zoti do të na çlirojnë nga ky varr.

Kishat kanë qenë të stërmbushura, por kanë mbetur bosh. Kemi hasur në besimtarët tonë, që ata vetë të jenë më të kufizuar duke pranuar ftesën e qeverisë, por nuk ka humbur lidhja me Zotin. Kishat kanë qenë të hapura në orarin e lëvizjes deri në 13:00, të gjithë besimtarët kanë mundur të marrin pjesë në lutjen e tyre.

Ne për 40 vite kemi qenë në karantinë për 40 vite por nuk ka penguar gjyshërit tanë të kryejnë ritet. Një ftesë që bënte Papa, keni një kryq në shtëpi, adhurojeni, Krishti sot është aktual. Keni biblën në shtëpi, futuni në fjalën e Zotit. Papa ftonte që ti ndërgjegjen tënde pajtohu me Zotin, lutu" përfundoi fjalën e tij Dom Arjan Dodaj.