Simboli i saktificës, dashurisë dhe shpresë që kanë Pashkët, një nga festat fetare në të gjithë botën për besimin katolik dhe ortodoks, këtë herë do të ketë një tjetër simbolikë atë të mirënjohjes për heronjtë e kujdesit shëndetësor.
Ambsadorja Yuri Kim ia ka kushtuar pikërisht heronjëve me bluza të bardha një mesazh mirnënjohje dhe respekti pë punën e tyre të jashtëzakonshme që po bëjnë në këtë periudhë pandemie.
Kim uron festën e Pashkëve dhe ndërsa shton se këtë vit nuk mund të ndajmë një vakt së bashku, të gjithë ndajnë vlerëismin për kujdesin shëndetësor duke u thënë "Faleminderit nga zemra".
Ajo ka theksuar se në këto kushte nuk është mundësia që ta festojnë të gjithë, por të punonjësit amerikanë dhe shqiptarë të Ambasadës Amerikane shprehin mirënjohje dhe respekt për heronjtë e kujdesit shëndetësor.
“Pashkët katolike dhe Pashkët Hebreje na sjellin në mend kuptimin e sakrificës, të qenurit së bashku me njerëzit tanë të dashur dhe shpresës së përhershme. Edhe pse nuk mund ta ndajmë këtë vakt së bashku, punonjësit amerikanë dhe shqiptarë të Ambasadës Amerikane shprehin mirënjohjen dhe respektin tonë për heronjtë tanë të kujdesit shëndetësor. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Lajmi kryesor: