Kësaj rradhe Pashkët do të festohen ndryshe në të gjithë botën për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19.
Të gjitha lutejet do të shkojnë për mjekët që janë në frontin e parë të rrezikut, për të prekurit që po kalojnë këto ditë të vështira dhe për viktimat që humbën jetën për shkak të këtij virusi të padukshëm.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka kushtuar një postim kësaj distë të shenjtë për të gjithë besimtarët katolikë.
Gjithashtu ka theksuar se duhetë të lutemi këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë.
Ai është shprehur se duhet t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb dhe të na japë durim e fuqi për të dalë më të fortë prej saj.
“Dy ditë përpara së dielës të Pashkëve, në këtë të premte të veçantë të sakrificës dhe dhimbjes, le të bashkohemi në një lutje të përbashkët: t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb, dhe të na japë durim dhe fuqi për të dalë më të fortë prej saj.
Sjelltë heshtja e kësaj të premte ndriçim dhe meditim për secilin prej nesh, për atë çfarë mund të bëjmë më mirë. Të lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë”, ka shkruar Basha.
Lajmi kryesor:
Kremtohet e Premtja e Zezë! Besimtarët me 'pikatore' në kisha, mediat përcjellin mesazhin e meshave
Komente











