Domatet e zeza
luftojnë kancerin

Domatet e zeza<br />luftojnë kancerin
Domatet e zeza janë zbuluar në Britaninë e Madhe dhe veçantia e tyre përveç ngjyrës është tek vlerat e veçanta që kanë për shëndetin.

Këto domate përmbajnë antioksidantë të llojit “anthocyanins” dhe mendohet se ndihmojnë në luftimin e sëmundjes së kancerit, diabetit dhe mbipeshës.

66-vjeçari, Ray Brown, drejtor i Farërave të Plantacionit Botëror, thotë se farën e këtyre domateve të veçanta, ia ka sjellë para pak kohësh një klient, i cili ia kishte paketuar në një letër dhe i shkruante: “domatja e zezë”. 

Brown, e ka mbjellë farën pranverën e kaluar, dhe ka rezultuar e vërtetë. Nga farërat u rritën bimë që prodhonin domate me ngjyrë të zezë nga jashtë, por nga brenda ishin të kuqe. 

Domatja e zezë ka ardhur pas shartimit të domateve me varietete të egra. Ngjyra e zezë vjen nga një pigment i ngjashëm me atë që gjendet te boronica.

Pigmenti është i ndjeshëm ndaj dritës, do të thotë sa më gjatë të rrijë në diell, aq më e errët bëhet ngjyra e domates.

Në fakt, sipas krijuesve të saj, domatja hibride mund të jetë më e ushqyeshme se ajo e zakonshmja, pasi pigmenti ka përqendrim të lartë të antioksidantëve dhe vitaminës C, e njohur për rolin pozitiv në forcimin e sistemit imunitar.

Mendohet se kjo lloj domateje është zbuluar për herë të parë nga “Oregon State University”, në Amerikë, pjesë e projektit “Indigo Rose”. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës