Domatja, dobitë shëndetësore 
e këshilla përdorimi

Domatja, dobitë shëndetësore <br />e këshilla përdorimi
Domatja është bimë njëvjeçare, me lartësi 1.8 m, me kërcell të dobët që mbështet mbi tokë ose mbi bimë të tjera, me gjethe të thjeshta ose të përbëra, me lule të verdhë.

Shumica e varieteteve prodhojnë fruta të kuq, por një numër i variteteve kanë fruta të verdhë, portokalli, rozë, vjollcë e të gjelbër.

Orgjina e domates është Meksika qëndrore, prej nga ka marrë edhe emrin tomatl. Përdorimi i saj si ushqim filloi në Meksikë, por ajo u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, dhe ka përdorim të gjerë në kuzhinë. Në Evropë u bë e njohur në vitin 1540. Kina zë vendin e parë në botë për prodhimin e domates e pasuar nga SHBA, dhe India.

Emri shkencor: Solanum lycopersicum L

Familja: Solanaceae

Elementët përbërës: Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; A,Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9),  C, E, K, Minerals; Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Lycopene.

Dobitë shëndetësore të domates

– Konsumi ditor i domateve rrit  përqindjen e vitaminës C në gjak, e cila pengon nivelet e hormoneve të stresit dhe forcon sistemin imunitar.

– Redukton sëmundjet e zemrës; lycopene që përmban domatja redukton  30% rastet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundje koronare të zemrës.

– Parandalon goditjet në zemër dhe tru.

– Rikthen ekuilibrin tek diabetikët.

– Zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës.

– Zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit.

– Zvogëlon dëmtimet e shkaktuara nga duhanpirja. Domatet përmbajnë acid coumaric dhe acid Chlorogenic që punojnë për të mbrojtur trupin nga Karcinogjene që prodhohen nga tymi i duhanit.

– Mbrojtja më e mirë nga antioxidantët dhe mbron nga sëmundjet neurodegjenerative.

– Ndihmon  për të përmirësuar funksionimin e sistemit të tretjes dhe të mëlçisë, si dhe parandalimin e kapsllëkut.

– Parandalon  gurët e veshkave dhe të fshikëzës.

– Punon si dezinfektues për të mbrojtur trupin nga infeksionet e traktit urinar.

– Pirja vazhdimisht e lëngut të domateve përmirëson shëndetin e flokëve.

– Komponentët që gjenden tek domatja ndihmon për të  luftuar puçrrat e fytyrës  dhe për të parandaluar dëmtimin e qelizave të lëkurës.

– Domatet ndihmojnë për ruajtjen dhe forcimin e kockave.

– Domatja ndihmon për të lehtësuar tensionin dhe stresin.

– Lëngu i domates ndihmon për të reduktuar problemet e qarkullimit të gjakut.

– Ndihmon për reduktimin e yndyrave dhe uljes në peshë.

– Ndihmon për të përmirësuar vizionin dhe për të mbrojtur sytë tuaj nga degjenerimi.

Këshilla për përdorimin e domates

– Para se t’i shërbeni, i lani domatet duke përdorur utthull dhe ujë të ftohtë.

– Kur gatuani domatet shmangni enët e aluminit, domatja përmban sasi të lartë  të acideve  dhe  mund të ndërveprojnë me metalalet.

– Kur e gatuani, mos ia hiqni lëkurën, pasi ajo përmban sasi të larta të mineraleve.

– Përpiquni ta gjeni nga burim i besueshëm dhe organik./Mjekesia Bimore Arabe

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike