Domingo shpreh vlerësime të
shumta për tenorin shqiptar Lahaj

Domingo shpreh vlerësime të<br />shumta për tenorin shqiptar Lahaj<br>
Asnjëherë nuk kanë munguar vlerësimet nga ana e Placido Domingo për tenorin shqiptar Ramë Lahaj.

Një video e shpërndarë në rrjetin social facebook nga tenori Ramë Lahaj ku shihet legjenda Placido Domingo duke folur rreth karrierës së shqiptarit të famshëm, i cili e vlerëson atë nga cilësitë që ai posedon edhe si një performues i shkëlqyer në skenë.

Domingo në këtë video tregon: “Kur zëri ka kualitet, nuk është me rëndësi se prej nga vjen. Në Kosovë mund të mos jenë paraqitur shumë, i gjithë ai rajon është me talentë të jashtëzakonshëm” .

Placid Domingo ka kohë që është një fans dhe mbështetës i karrierës së Ramë Lahaj. Në këto pamje tregohet Ramë Lahajn duke performuar krahë Domingos, duke thënë se një përkrahje e tillë do jetë e vazhdueshëm.

Domingo pohon se “Ai e ka temperamentin, zërin, dukjen, dhe tashmë ai vërtetë mund të jetë njëri nga tenorët e mëdhenj. Sigurisht se do të doja të shkoja në vendin e tij të lindjes, dhe mezi pres një ditë të shoh publikun e mrekullueshëm të Kosovës, duke kënduar së bashku me Ramën”.

Placido shpesh herë e ka ftuar tenorin shqiptar që të performojë bashkë me të në skenë.

Ramë Lahaj ka pushtuar skenat teatrale botërore.  Ai ka mahnitur audiencën në Rusi në nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa në Meksikë ishte po krahas Domingos ku u veçua për paraqitjen e tij të fuqishme klasike.

Madje as tragjedia familjare që i ndodhi nuk e ndaloi atë të korrte suksese të shumta vitin që lamë pas, duke filluar fuqishëm edhe këtë fillim vit të ri.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur