Dominika është shteti i radhës anëtar i OKB-së që njeh Republikën e Kosovës. Njofimi për shtyp arriti javën e kaluar.

Dominika është shtet i vogël në detin e Karaibeve.


Konfirmimi ka ardhur gjatë darkës zyrtare që zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi me kryeministrin e këtij shteti, Roosevelt Skerrit, të premten në Paris.

Kryeministri Skerrit, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i vendit të tij në OKB, i konfirmoi zv/kryeministrit Pacolli se shteti i tij ka vendosur që të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ndërsa formalizimi do të bëhet në mbledhjen e radhës të Qeverisë së këtij shteti, javën e ardhshme.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e zv kryeministrit Behgjet Pacolli.

(ad.ti/shqiptarja.com)