Avokati shqiptar në Londër Naim Hasani foli në Report Tv mbi nismën më të fundit të qeverisë britanike për të ndërgjegjësuar shqiptarët që duan të shkojnë atje me rrugë informale.
Kjo pasi shqiptarët po dominojnë fuqishëm në tregun e kanabisit në Britani dhe shumë shtetas shqiptarë shkojnë atje për të punuar në ‘Shtëpitë e barit’. Hasani thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ thekson se kjo nisëm ndaj organizatave kriminale vjen pasi laburistët morën pushtetin me Keir Starmer.
'Qeveria britanike ka marrë fushatë intensive me vende të ndryshme, të botës me vende prodhuraee szil. Shqipëria prej vitesh ka rritje të azil kërkuesve. Me ardhjen e laburistëve çështja e Ruandës mori fund. Tani ka filluar fushata për ndërgjegjësimin e emigrantëve për atë që i pret në Britani dhe lufta ndaj grupeve kriminale. Britania ka bërë fushatë intensive në Vietnam.'
Kriminaliteti shqiptar ka një lulëzim në Britani, por qeveria nuk do ndërmarrë nisma si ajo e dërgimit të azilkërkuesve në Ruanda, por me ndërgjegjësim në vendet e origjinës. Pra në rastin konkret në Shqipëri do ketë fushata në media televizive dhe online që do sensibilizojnë shqiptarët që u premtohet një e ardhme e ndritur në Britani.
'Kriminaliteti shqiptar ka lulëzuar në këtë aspekt, rritje e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë të arrestuar dhe të bënë para drejtësisë për kanabis. Ka rritje numri të emigrantëve të paligjshëm. Dhe kjo fushatë ka synim ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë. Iu premtohet jetë e mrekullueshme në Britani por mund të përfundojnë në shtëpi bari. Krahas ligjeve që shqyrtohen, kryeministri ka bërë të qartë se shkatërrimi i modelit kriminal i dërgimi të emigrantë ve është prioritet i qeverisë laburistëve.
Qeveria ka sanksionuar një numër kompanish kineze për transportimin e elementëve kriminale me gomone përmes La Manshit. Ka rënie drastike të shqiptarëve që vijnë në Britani sidomos me gomone. Sa më pak shqiptarë të rrezikojnë jetën në këto udhëtime, aq më mirë është. Ka njerëz që tentojnë të bëjnë udhëtime të tilla. Qeveria britanike ka eksperiencë të mëparshme për këtë, me TikTok, facebook, instagram por edhe në media vizive britanike.'
Një fushatë e ngjashme është bërë në Vietnam më parë.
'Një fushatë e ngjashme është marrë në Vietnam dhe mesa duket do bëhet ekzakt në Shqipëri, fushatë ndërgjegjësimi për të rinjtë shqiptarë se Britania nuk është ajo që u shitët për të cilët paguajnë dhe përfundojnë viktima në shtëpitë e barit. Kjo fushatë ndërgjegjësuese i shërben qytetarëve shqiptarë që të mos marrin udhëtime të rrezikshme.'