SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë

SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë

Letra për Trump dhe Sali Berisha

Sali Berisha shkruan të zezë mbi të bardhë letrën me një servilizëm të tejskajshëm që një individ është parë ndonjëherë të shkruajë publikisht për një lider më të rëndësishëm se ai. Do të mbetet historike letra e urimit që Sali Berisha shkruan dhe bën publike me dorën e tij për Presidentin e sapo zgjedhur Donald Trump.  ''Rikthim i fuqishëm.. i jashtëzakonshëm.. histori e njerëzimit... mrekulli e vërtetë... urime të përzemërta... urimet më të mira... uroj sukses të madh... udhëheqje vizionare... lider i botës së lirë… '' Janë vetëm disa nga fjalët e përdorura në një letër të shkurtër, por që ka vetëm një qëllim: Lutjen, përgjërimin, sublimimin e heqjes së “Non Gratës” për të dhe familjen e tij. Ky servilizëm nuk ka asnjë lidhje me dinjitetin e një vendi që ai pretendon të përfaqësojë, por vetëm me interesin e tij vulgar dhe shpresën personale të heqjes së statusit “non grata”.

Ja si e nis: “Së pari, më lejoni të uroj inaugurimin tuaj si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm përmes votës së lirë në historinë e njerëzimit. Në këtë rast, do të doja gjithashtu të theksoj se rikthimi juaj i madh ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan dhe tërë botën…

Njeri i egër me këdo, që rrallëherë është parë e dëgjuar të fabrikojë lavdërime për ndonjë, ka mbledhur gjithë fjalorin e një servili shembullor që di të hidhet në veprim në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Harron të shkruajë se në dallim me opozitat e vërteta konservatore në botë, ajo e PD-së së Berishës ka veçantinë se është vetëm një opozitë e marrë në përdorim për afera personale të familjes Berisha dhe të një grushti njerëzish të mbetur rreth tij. 

Në tekst është fare i qartë synimi dhe përgjërimi i tij: “...Është besimi im i thellë se rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së SHBA-së kundër opozitave konservatore në mbarë botën. Shënon fundin e transformimit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të super-spekulatorit, korruptorit dhe censorit të planetit, Soros, de facto në ambasada në hije të Shteteve të Bashkuara”.

Koha përsëritet. Do të ketë qenë e këtij lloji dhe dedikimi dhe përkushtimi që Sali Berisha, dikur anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, ua shprehte bllokmenëve dhe familjes së diktatorit Enver Hoxha. E dimë sa efekt patën servilosjet e tij ndaj Hoxhës dhe familjarëve të diktatorit dhe ndaj Ramiz Alisë.  Presim efektet që letra e paparë me lëvdata ndaj Trump a do të ketë të njëjtat efekte dhe për Presidentin e ri të SHBA.

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton Fadil Flutra Gjoleka: 23/01/2025 18:36

    O shqiptar shikoni se çfar fēlliqsire ēshtē wc publike sali Bajga ! Ky kriminel hajdut frikacak i pa burr. E ky pēr interessant e familjes sē tij ēshtē i gatshēm ta djegi Shqiprin ta bē Shqiprin hi. Prandaj o Shqiptar mendohuni mir pēr fēmijt e juaj e pēr jetēn tuaj kur tē hidhni votēn mendohuni 100 her. Rroft Shqipria rrofshin Shqiptarēt kudo qē jan nē Bot. Posht qeni bastard sali wc ēja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës jo e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet

Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës jo e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet