Donacionet, Shalsi: Menaxhimi, përgjegjësi e qeverisë! Eksperti i ekonomisë: Duhet transparencë

Mënyra se si do të menaxhohen fondet e ofruara nga donatorët për procesin e rindërtimit dhe mundësitë që ka vendi për t’i përthithur këto para janë tashmë dy sfidat kryesore që duhen kapërcyer pas Konferencës së Donatorëve. Ministri i mbrojtjes së Sipërmarrjes Eduard Shalsi tha për Report TV se është detyrë e qeverisë që të justifikojë besimin e dhënë.

“Është një mundësi e artë që të tregojmë më të mirën dhe jemi të angazhuar që t’i japim një mundësi dhe të begatojmë vendin ku natyrisht pjesë përbërëse janë edhe sipërmarrjet. Është përgjegjësia jonë që të provojmë të justifikojmë besimin që na është dhënë”, u shpreh ministri i sipërmarrjes Eduard Shalsi.

Ndërkohë ekspertë të fushës janë skeptikë për mënyrën se si do të administrohen këto fonde. Sipas ekspertit të ekonomisë Dritan Shano procesi i përthithjes së fondeve do të kërkojë shumë kohë pasi çdo kredi duhet negociuar.

Të gjithë premtuesit e parave, qofshin grante, qofshin kredi, fjalia e dytë që thanë ishte nevoja për transparencë në menaxhimin e këtyre fondeve. Të gjitha premtimet për kredi do të negociohen një nga një sipas procedurave dhe kriteret që kanë vendet përkatëse, dhe kjo do të shtrihet në kohë”, u shpreh Shano.

Nga ana tjetër Shano thotë për Report TV se situata e tërmetit mund të përballohej edhe nga buxheti i shtetit. Sipas tij, për këtë vit duhet të ishin shkurtuar investimet publike.

Një 500 milionësh euro i parashikuar si Eurobond, fare mirë mund të alokohej për rindërtimin, duke braktisur ato idetë e tjera, apo projektet që nuk janë esenciale përpara kësaj situate. Qeveria është shprehur se po merr borxh të ri 600 milionë euro, ku 300 milionë do të shkojnë për borxhin e vjetër dhe 300 janë borxhi i ri. Dhe nëse 300 milionë nga borxhi i bashkon me 500 milionëshin e investimeve publike del një paketë mjaft e madhe financiare”, thekson Shano.

Eksperti ngre edhe shqetësimin e borxhit publik, pasi sipas tij nëse e gjithë kredia e ofruar do të merret brenda një viti, niveli i borxhit do të ngrihet shumë. Aktualisht ndërtimi dhe riparimi i dëmeve të banesave do të arrijë në vlerën e 700 milionë eurove, ndërsa vendit i është premtuar në konferencë vlera prej 1.15 miliardë euro.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/02/2020 19:22

    Analiza e Shanos per rindertimin nga termeti dhe parat qe do investohen eshte e drejte .Ka menyra te ndryshme per ta perballuar shoejt e me sukses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit