SHBA dhe BE, pas shumës së madhe të mbledhur në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, kërkojnë që të bëhet transparencë me fondet dhe të sigurohen mekanizma të qartë dhe efikase në mënyrë që përdorimi i tyre të jetë sa më i drejtë dhe të administrohet me përgjegjshmëri. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha se pikërisht për këtë transparence fondet do të ngrihet dhe Akademia e Transparencës Amerikano-Shqiptare për të mbështetur jo vetëm transparencën e fondeve, por dhe trajtimet kundër korrupsioni dhe reformën gjyqësore. Më herët kryeministri Rama tha se kjo Akademi është kërkuar nga vetë ai.
'Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse dhurimi amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Shqiptaro-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore", shkruan Yuri Kim.
Dhe për ambasadorin e BE, Luigi Soreca pas suksesit të Konferencës de Donatorëve duhet që të krijohet një mekanizëm dhe transparencë në lidhje me financimin për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti dhe kjo do të sigurohet përmes 9 kushteve të vendosur nga donatorët.
"Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë", shkruan Soreca.
Shqipëria ka pranuar një serë kushtesh, të vendosura nga donatorët e rindërtimit, ku dokumenti u sigurua disa ditë më parë nga Report TV. Konferenca e Donatorëve "Bashkë për Shqipërinë" organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë.
Ms Yuri Kim eshte shume e veshtire te manaxhosh fondet e ri ndertimit per TERMETIN dhe sidomos te kontrollosh Arben Ahmetajn eshte e pamundur MIRE ESHTE TE SHIKOSH PROBLEMET E SHTETASVE AMERIKANE NE SHQIPERI DENACIMET PER VJEDHJET E SHTEPIVE QE U JANE BERE , INDIFERENTIZMIN E POLICISE SHTETIT KJO ESHTE SERIOZE QE DUHET SHIKUAR
PërgjigjuNe akademine e monitorimit fusni vetem Amerikane sepse vetem nje shqiptare te vetem po futet do ju vjedhin,i ka vdek nana.
Përgjigju