Donald Trump ‘kokë më kokë’ me Kamala Harris, ja kur do të mbahet debati i parë elektoral mes dy kandidatëve për president në SHBA

Donald Trump ‘kokë më kokë’ me Kamala Harris, ja kur do të mbahet debati i parë elektoral mes dy kandidatëve për president në SHBA

Donald Trump, e ka pranuar ofertën e televizionit amerikan Fox News për mbajtjen e një debati me kandidaten demokrate për president, nënpresidenten Kamala Harris, më 4 shtator.

“Rregullat do të jenë të ngjashme si të debatit tim me Joen e përgjumur, i cili është trajtuar tmerrësisht nga partia e tij, por me një sallë të mbushur me publik”, shkroi Trump.

Postimi i tij u fshi për disa minuta, para se të postohej përsëri. Por, në postimin e dytë, Trump e fshiu propozimin e tij për një tubim “të madh” me publikun në datën e njëjtë, nëse Harris “nuk do të ishte e gatshme, apo në gjendje të debatonte”.

Harris ishte përgjigjur muajin e kaluar se është “e gatshme” për debat, pasi Fox News propozoi debat presidencial mes saj dhe Trumpit për datën 17 shtator.

Pasi Biden u tërhoq nga gara presidencial më 21 korrik dhe e mbështeti Harrisin, Trumpi tha se nuk do të debatonte me të, sepse ajo nuk ishte kandidate zyrtare.

Trump ka anashkaluar debatet më parë dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga debatet presidenciale republikane të vitit 2024.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës