Ish-presidenti i SHBA njëkohësisht edhe kandidati republikan Donald Trump ka folur për gabimin më të madh që ai ka bërë gjatë kohës kur ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë një interviste në podacstin e Joe Rogan, Trump tha se gabimi më i madh i presidencës së tij 2017-2021 ishte zgjedhje e njerëzve të gabuar.
"Neokonët ose njerëz të këqij ose njerëz të pabesë," tha ai duke iu referuar neokonservatorëve, politikëbërësve që mbështesin një politikë të jashtme ndërhyrëse të SHBA.
Më tej ai e quajti ish-shefin e tij të stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly si një njeri të dobët.
"Një djalë si Kelly, i cili ishte një ngacmues, por një person i dobët," shtoi Trump.
Trump gjithashtu e përshkroi ish-këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton si "një idiot", por ndonjëherë ishte i dobishëm.
Teksa u pyet për liderin Koresë së Veriut Kim Jong Un, Trump u shpreh se e njihte "shumë mirë".
Ish presidenti thotë se i kishte kërkuar Kim Jong Un të ndalonte ndërtimin e rezervave të tij të konsiderueshme të armëve.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
16.3%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
1.2%
Vota total: 166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm tre shtete janë vërtet të rëndësishme për Kamalën
27 Tetor, 09:15
-
SHBA: Rusia qëndron prapa videos së rreme lidhur me grisjen e fletëvotimeve në Pensilvani
26 Tetor, 14:50
-
‘Nuk jam këtu si VIP, por si nënë’, Beyonce në mitingun e Kamala Harris në Houston: Duhet të votojmë
26 Tetor, 10:16
-
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Donald Trumpit dhe JD Vance
26 Tetor, 08:37
-
Për çfarë kanë komunikuar Elon Musku dhe Vladimir Putini?
26 Tetor, 08:21
-
Për herë të parë në 36 vjet, Washington Post nuk do të mbështesë askënd për president në SHBA
25 Tetor, 22:31
-
Sondazhi i ri: Harris, Trump me mbështetje të barabartë për votën popullore
25 Tetor, 21:10
-
Lotaria e Elon Musk/ Departamenti i Drejtësisë paralajmëron manjatin për shkelje të ligjit federal
25 Tetor, 16:00
-
Harris thotë se Trumpi është 'fashist' pasi John Kelly u shpreh se ish-Presidenti donte gjeneralë si ata të Hitlerit
24 Tetor, 19:30
-
Shoferi i dehur gati sa nuk përplaset me autokolonën e Kamala Harris (VIDEO)
24 Tetor, 15:08
-
'Më prekte gjoksin dhe të pasmet', ish-modelja akuzon Donald Trump për ngacmim seksual dy javë para zgjedhjeve
24 Tetor, 14:17
-
Eduard Zaloshnja: Femrat, të rinjtë e të zinjtë anojnë qartazi nga Kamala
24 Tetor, 13:38