Donald Trump shkarkon Drejtorin e Shërbimeve Sekrete të SHBA

Donald Trump shkarkon Drejtorin e Shërbimeve Sekrete të SHBA

Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA, Randolph Alles është shkakruar nga detyra. Sipas CNN, Presidenti i SHBA, Donald Trump urdhëroi shefin e shtabit të tij, Mick Mulvaney që ti komunikonte shkarkimin Randolph Alles-it. Një lëvizje e madhe si kjo u paralajmërua nga drejtori i "USSS" ku thoshte se brenda dy javëve do të kishte lëvizje të mëdha në Amerikë.

Sipas mediave amerikane lajme i pushimit nga puna e ka surprizuar Drejtorin e Shërbimeve Sekrete , pasi vetëm pak ditë më parë vetë Trump deklaroi se ishte mjaftë i kënaqur me punën e bërë nga ky institucion.Kujtojmë se një ditë më parë dha dorëheqjen edhe Sekretarja e Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen. Ajo dha dorëheqjen pas 16 muajsh në këtë post.

Një zyrtar i administratës së Donald Trump tha për CNN se shkarkimi i Alles, ishte pjesë e një “spastrimi” pas dorëheqjes së Nielsen, duke thënë se gjithashtu do të largohen së shpejti edhe drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Migracionit Frances Cissna dhe Zyrtari i Këshillit të Përgjithshëm John Mitnick.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo