Donald Trump takohet nesër në Helsinki me Putin
Një takim i rëndësishëm pritet të mbahet nesër në Helsinki të Finlandës. Donald Trump do të takohet me Vladimir Putinin, tre ditë pasi SHBA akuzon 12 punonjës të shërbimit sekret rus se ndërhynë në zgjedhjet amerikane.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidentin amerikan Donald Trump do të takohen nesër në Helsinki të Finlandës. CNN e quan Trump si zbavitja që i duhet të parit të Kremlinit, sidomos një ditë pas përfundimit të Kupës së Botës në Moskë, një ngjarje prestigjioze që ka frymëzuar një shpërthim të patriotizmit në Rusi.
Samiti i së hënës i jep Putinit një mundësi për të praktikuar një rol që ai e përsos gjithnjë e më shumë për 18 vjet: të luajturit me figurën e burrit të shteti.
Helsinki do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për fotografi për udhëheqësin e Kremlinit, duke e vënë atë në pozitë të barabartë me homologun e tij amerikan.
Shprehet CNN
Megjithatë, jo gjithçka duket rozë për Putinin. Deklarata e Departamentit të Drejtësisë të premten që akuzon 12 oficerë të shërbimit sekret rus se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ngritën zërat që Trump të anulojë takimin me Presidentin rus.
Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Trump, i cili ka qenë në Bruksel, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar këtë javë, përsëriti thirrjen e tij për marrëdhënie më të mira me Rusinë disa herë. Dhe Trump ka kritikuar vazhdimisht hetimin, i cili implikon anëtarët e ekipit të tij të fushatës zgjedhore, si një "gjueti shtrigash".
Një qasje kaq e paprerë e presidenti amerikan, ka ngritur pyetjen nëse Trump është duke e tradhtuar Perëndimin. Por gjithçka do të varët nga sjellja e dy gjigandëve gjeopolitikë në takimin e nesërme. Të dy dinë të surpizojnë, Trump mbase diçka më shumë.
Të premten ai tha se do të ishte një bashkëbisedues i ashpër në Helsink. Samiti nuk është takimi i parë mes Trump dhe Putinit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5096
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rubio: Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Putini është serioz për paqen
16 Shkurt, 21:39
-
Zyrtarët e lartë të administratës Trump që pritet të takohen me ata rusë për të nisur bisedimet mbi Ukrainën
15 Shkurt, 22:46
-
'Nuk ka kuptim të përpiqesh të negociosh me Putinin', e veja e Alexei Navalnyt: Do të gënjejë, do t’ju detyrojë të luani lojën e tij
15 Shkurt, 11:28
-
Armëpushimi që desh e shtyu Evropën në humnerën e luftës
15 Shkurt, 08:31
-
Ishte e lehtë të negocioje me Putinin, mjafton t’i japësh gjithçka që kërkon
14 Shkurt, 22:08
-
Putin uron Vuçiç: Partneriteti strategjik me Serbinë po zhvillohet me dinamikë
14 Shkurt, 22:07
-
Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet
14 Shkurt, 19:49
-
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Eksperti Kamberi për Report Tv: Takimet mes palëve mund të mbahen në Arabinë Saudite! BE mund të mos përfshihet, nuk pëlqehet nga Trump e Putin
13 Shkurt, 21:13
-
Rusi-Ukrainë, 'nyja e territoreve' nga Krimea në Kursk - Putini kërkon një territor sa e gjithë Greqia
13 Shkurt, 20:18
-
Zelensky pas bisedës Trump-Putin për Ukrainën: S’ka marrëveshje pa ne! Presidenti amerikan duhet të më kishte telefonuar mua të parin
13 Shkurt, 17:32
-
Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
13 Shkurt, 11:34
-
Lufta/ 'Negociatat Ukrainë - Rusi të nisin menjëherë', Trump telefonon brenda pak orëve Putinin dhe Zelenskyn! Presidenti amerikan cakton përfaqësuesit e tij në bisedime
12 Shkurt, 18:18