Donald Trump zgjedh Tom Homan përgjegjësin për sigurinë kufitare: Askush nuk është më i mirë se ai

Donald Trump zgjedh Tom Homan përgjegjësin për sigurinë kufitare: Askush nuk është më i mirë se ai

Donald Trump dhe Tom Homan

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka njoftuar mbrëmjen e së dielës (10 nëntor) se ka bërë një tjetër emërim në kabinetin e tij qeveritar.

Tom Homan, do të jetë “cari kufitar”, që do të ketë përgjegjësitë për sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e refugjatëve.

"Kam kënaqësinë të njoftoj se Ish-Drejtori i ICE, dhe i vendosur në Kontrollin e Kufirit, Tom Homan, do t'i bashkohet Administratës Trump, përgjegjës për Kufijtë e Kombit tonë ("Cari i Kufijve"), tha Trump në një postim në Truth Social

“Përveç monitorimit të kufijve jugorë dhe veriorë, si dhe sigurisë detare dhe ajrore, Homan do të jetë përgjegjës për kthimin me detyrim të të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës”, theksoi Trump duke nënvizuar nuk ka njeri më të mirë se ai.

Emigracioni ishte një gur themeli i fushatës së Trump dhe ai vazhdimisht u zotua të dëbonte miliona emigrantë pa dokumente.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori