Doni model flokësh prej "laçjani"?
Berberi 20 vjeçar jua bën tak fak

Doni model flokësh prej Berberi 20 vjeçar jua bën tak fak">
Ai është vetëm 20-vjeç dhe ka një sallon të tijin në Laç. Pal Ndreca fillimisht ka bërë një kurs profesional dhe tani ka një sallon për meshkuj. Në një intervistë për Shqiptarja.com Ndreca tregon atë që mendon për një shkollë profesionale apo një shkollë të lartë.
 
Prerja dhe stilimi i flokëve ka qenë një pasion i hershëm i të riut që në moshën 15 vjeç dhe tani ai po mundohet që ta kthejë në një biznes sa më fitimprurës. Berberi i ri në moshë tregon se nëse nuk do e kishte këtë punë do të rrinte gjithë ditën në kafe pa bërë ndonjë gjë. I pyetur se pse nuk vazhdoi një shkollë si gjithë moshatarët e tij ai thotë i druhej pasigurisë për të filluar punë pas studimeve të larta.

“Më mirë që bëra këtë shkollë se të harxhoja kot lekët me një shkollë të lartë dhe nuk e dija se çfarë do dilja dhe a do gjeja një vend pune”. Madje, ai mendon se të gjithë duhet të ndjekin ëndrrat dhe të mundohen që t'i realizojnë ato.

Në lidhje se çfarë modelesh pëlqejnë të rinjtë ai tha se janë ato modelet e një "laçjani" ku i mbajnë flokët e shkurtra shumë, ndërsa modën përpiqen ta ndjekin më shumë fëmijët. Këta të fundit janë të dhënë pas look-ut të yllit portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
 
Siç shprehet edhe në intervistë Pali me ato që fiton i ka të mjaftueshme për veten dhe di ti menaxhojë mirë.
 
Si të lindi ideja që të zgjidhni këtë zanat?
Ideja ime ishte se zgjodha ketë zanat ishte sepse me pëlqente qe kur isha në moshën 15-vjeç edhe doja ta provoja a është zanati im i jetës apo jo.

Si e priti familja vendimin tënd për të mos ndjekur një shkollë si gjithë bashkëmoshatarët e tu?
Familja ime u gëzua shumë kur unë ju tregova se e kam vendosur të bëj një shkollë profesionale për berber sepse familja ishte edhe një arsye më tepër që më shtyu në ketë profesion.

Po shokët e miqtë?
Shokët nuk e dinin se un do u beja berber po kur unë kam hapur punën edhe ato e panë me uruan. Të gjithë më thonë se është zanati me i pëlqyer edhe me fitimprurës sot për sot.

Kur kujtojmë Laçin zakonisht të rinjve ju shkon mendja tek “skifterët”. Të rinjtë e kanë më të lehtë të përzgjedhin këtë rrugë apo një zanat siç ke bërë ti?
Të them të drejtën nuk dua të flas shumë për “skifterët” sepse shumica janë shokët e mi. Është e vërtet ku po të përmendesh Laçin të gjithëve ju shkon mendja se jemi “skifterë” po jo dhe të gjithë dhe të gjithë kanë pasionin e tyre...Të rinjtë janë një pjesë që nuk mendojnë për të ardhmen dhe s’e di ç’të them po shumica kanë filluar shkollën e lartë.
 
Si të lindi ideja që të zgjidhni këtë zanat?
Ideja ime ishte se zgjodha ketë zanat sepse me shumë doja një punë timen dhe kjo ishte profesioni im i pëlqyer edhe e vendosa qe ta provoj do mund ta çoj deri ne fund apo jo, por në fund ja arrita.

Pse pikërisht berber dhe jo një zanat tjetër? 
Berber sepse në këtë profesion kisha me shumë prirje edhe isha i sigurt se mund t’ja arrija. Më mirë që bëra këtë shkollë se të harxhoja kot lekët me një shkollë të lartë dhe nuk e dija se çfarë do dilja dhe a do gjeja një vend pune. Kjo tregon që të gjithë  duhet që të ndjekin ëndrrat e tyre për tu bërë dikushi në jetë.
 
Në qoftë se nuk do ishe bërë berber, çfarë mendon se mund të ishe sot? 

Në qoftë se nuk do te isha bërë berber të tregohem i sinqertë as vet nuk e dija se qa mund te isha sot ndoshta vetëm duke pire kafen e mëngjesit kaq.

Sa mund të fitosh në ditë, janë të mjaftueshme për ty dhe familjen tënde?  
Fitimi i cili është më shumë shkon deri ne 90 mijë lekë ndërsa me e pakta 40-50. Janë të mjaftueshme për mua ndërsa për familjen se di a do mjaftonin sepse në familje nuk punoj vetëm unë po edhe babi. Ketë përgjigje mund tia jap vetes pas disa vitesh kur të isha unë kryefamiljari.

Cila është gjëja më e mirë e të qënurit berber?
Gjëja më e mirë e të qënurit berber është sepse është një punë me më pak lodhje edhe me më shumë lekë.
 
Ti je vetëm 20 vjeç, a mendon se ku do të jetë profesioni i duhur për të ardhmen tënde? 
Besoj se po do jetë profesioni i duhur sepse ka vetëm 6 muaj edhe kam ketë fitim. Më vonë besoj se do të kem edhe me shumë punë edhe mbi të gjitha lek.
 
Ju nuk keni shumë kohë që keni filluar këtë punë por a keni menduar ndonjëherë për ta lënë pasi jeni mërzitur dhe lodhur?
Sapo e thashë edhe me sipër kam vetëm 6 muaj që e kam hapur ketë punë dhe tani për tani nuk jam mërzitur sepse po mos e kisha ketë punë as vet se di se çfarë do beja sepse të gjithë janë të papunë. Mendoj se do mërzitesha po mos ta kisha ketë punë.
 
Cilat janë planet e tua për të ardhmen?
Planet e mija për të ardhmen janë të punoj sa më shumë edhe të kursej sa më shumë. Pasi të kem kursyer atëherë do e vendos se çfarë duhet të bëj me jetën time.
 
Si e kaloni një ditë të zakonshme? 
Unë bej një ditë pushimi në javë. Por, ditët e tjera janë të zakonshme. Mund ta kaloj me shokët apo me shoqet e mia ... Ndërsa ditët e tjera janë vetëm punë asgjë më tepër.
 
Si kanë ndryshuar modelet e flokëve ndër vite?
Nuk mund të flas shumë për ketë pyetje sepse un vetëm 6 muaj kam që punoj dhe mund të them që s’ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Por, është mirë kur je i pavarur dhe i nxjerr vetë shpenzimet e tua.  Dhe pse jo ndonjëherë edhe e ndihmon familjen.
 
Cilat janë personazhet e famshëm që ata ndjekin? 
Personazhet të cilët ato më shumë ndjekin janë modeli “laçjan” ku i mbajnë flokët e shkurtra shumë ndërsa një pjesë e atyre të cilët ndjekin modën janë më shumë fëmijët të cilëve ju pëlqen modeli i Cristiano Ronaldos.

pal ndreca

pal ndreca

pal ndreca

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE