Doni punë? Qyteti i vogël kanadez
ua ofron nëse zhvendoseni atje

Cape Breton është një ishull i vogël që ndodhet në lindje të Nova Scotia, Kanada.

"The Farmer’s Daughter Country Market”, një dyqan i njohur në zonë, është element kryesor i kësaj parajse të fshehur, ndaj dhe po kërkon ta zgjerojë veprimtarinë. Ata tashmë kanë gjithçka që u nevojitet për të realizuar idenë, por e vetmja gjë që u mungon janë...njerëzit.
 
Ky ishull i bukur njihet për natyrën unike dhe mjedisin ekologjik. Popullsia e qytetit arrin rreth 150.000 banorë por prej vitesh ka një rënie graduale.
 
Pasi kanë punësuar të gjithë vendasit në bazë të kualifikimeve të tyre, pronarët e biznesit kanë kërkuar punonjës nëpërmjet faqes së tyre në facebook. (© facebook / FarmersDaughterCountryMarket)
 
Kushdo që është i gatshëm të transferohet në qytet do të ketë një punë dhe disa metra tokë që i duhen për të jetuar. I vetmi kriter që duhet të plotësojnë aplikuesit është që të jenë ligjërisht të autorizur për të punuar në Kanada. 

Cape Breton

Cape Breton

Cape Breton

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra

Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra