Të paktën 579 viktima është bilanci i deritanishëm i përmbytjeve katastrofike në Nepal. Sipas mediave, gati 2300 persona rezultojnë të zhdukur, përfshirë 550 turistë.

Autoritetet i druhen një tjetër vale përmbytjesh që mund ta rëndojë edhe më tepër bilancin.

 Qeveria ka vendosur në dispozicion mbi 13 mijë njerëz dhe 15 helikopterë për kërkim-shpëtim.

Operacionet e shpëtimit po shoqërohen me vështirësi për shkak të rrugëve të shkatërruara, rrezikut të rrëshqitjeve të tjera të dheut dhe të paktën 80 urave të shembura.

Ndërkohë, autoritetet kanë dhënë sërish alarmin për përmbytje nga ana kineze e zonës së Rasuwa-s., duke u bërë thirrje banorëve të zonave pranë lumenjve të qëndrojnë në vende të sigurta.

Sipas njoftimit, lumi Bhote Kosi ka përjetuar sërish rritje të prurjeve.

Lajm në përditësim…